2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

ASK: Serbët e Kosovës po marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë

Më të lexuarat

Mbi 200 mijë banorë rezidentë nga të gjitha komunitetet janë regjistruar deri më tani në procesin e regjistrimit të popullsisë që po zhvillohet në Republikën e Kosovës, raporton Anadolu.

Nëpërmjet një konference për media, kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati tha se gjithçka po shkon sipas planit dhe “nuk ka sfida madhore në terren” në këtë proces.

Kastrati në konferencën e ASK-së për procesin e regjistrimit të popullsisë theksoi se deri më tani janë regjistruar edhe banorë të komunitetit serb nga katër komunat veriore të Kosovës.

“Në këto ditë që kanë kaluar kemi pjesëmarrje edhe nga komuniteti serb nga të gjitha komunat e veriut, të cilët janë regjistruar vullnetarisht, përkundër që kanë pasur disa sfida. Ne mendojmë që në ditët në vijim një pjesë e madhe e tyre do të jetë pjesë e regjistrimit, sepse jemi duke u koordinuar edhe me institucione edhe me komunitete”, tha ai.

Partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, ditën e fillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, tha se serbët nuk do të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Buxheti për regjistrimin e popullsisë do të kushtojë rreth 12.6 milionë euro ndërsa financuesi kryesor është Qeveria e Kosovës, por ka edhe ndihma ndërkombëtare.

Informacionet e mbledhura gjatë regjistrimit të popullsisë do të shërbejnë si bazë për vendimmarrje kritike, që prekin çdo aspekt të jetës, nga kujdesi shëndetësor, arsimi, zhvillimi i infrastrukturës e deri te ndarja e burimeve dhe planifikimi i politikave si dhe do t’u dërgohen edhe Zyrës së Statistikave në Bashkimin Evropian – EUROSTAT.

Gjithashtu, në mesin e pyetësorëve, me të cilët do të shërbehet Agjencia e Statistikave të Kosovës gjatë procesit të regjistrimit, është edhe ai për dëmet nga lufta në ekonomitë familjare, ku të dhënat që do të mblidhen në këtë kontekst, do të shërbejnë vetëm si kornizë orientuese për institucionet e Kosovës.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ku nga ky proces, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë llogaritet të jetë rreth 1.8 milion banorë. Në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Këtë vit, për ata të cilët nuk pranojnë t’i nënshtrohen procesit të regjistrimit, janë paraparë dënime deri në 2 mijë euro.

\AA\

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit