0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

27 VJET NGA VDEKJA E DIKTATORIT ENVER HOXHA

Më të lexuarat

Krahas zhvillimeve të përditshme politike dhe sociale të vendit, Shqipëria më 11 prill shënoi edhe 27-vjetorin e vdekjes së ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha.

Partia Komuniste e Shqipërisë ka paralajmëruar si çdo vit një ceremoni përkujtimore në varrezat e Sharrës, ku prehet Hoxha, ndërsa trupi i këtij të fundit u zhvarros nga ‘Dëshmorët e Atdheut’ gjatë qeverisjes së parë të Partisë Demokratike.

Po kjo datë pritet të ‘përkujtohet’ edhe nga politikanët aktualë, të cilët i referohen diktatorit për të hedhur akuza mbi njëri tjetrin. Në enciklopedinë e kohës së diktaturës, roli i Enver Halil Hoxhës shihet jo vetëm si arkitekti më i madh i të gjitha kohërave, por dhe si një frymëzues për lëvizjen revolucionare të Kosovës.

Ndërkohë, sot pas 27 viteve, partitë kryesore në vend ende nuk janë distancuar nga figura e tij, duke e akuzuar njëra-tjetrën si pasardhëse të Partisë së Punës. Figura e Enver Hoxhës në vazhdim ka ngjallur debate, si nga publikimet e reja ashtu, dhe nga hamendësimet për ngjarjet e kohës së qeverisjes së tij.

Hoxha udhëhoqi Shqipërinë për mbi 40 vite, ndërsa ithtarët e tij të cilët për shkak të nostalgjisë janë në rritje, vazhdojnë ta përkujtojnë atë. /expres/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit