3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shkollat edhe arsimi ne Gazza gjatë luftës së fundit

Më të lexuarat

Sipas gazetës Gardian britaneze dhe një raporti të tyre konstatohet një boshllëk i madh në shkollimin e fëmijëve në Gazza. Shkaku i parë është zhvendosja e vazhdueshme e tyre nga një vend në tjetër, që nga fillimi i këtij semestri shkollor, dhe nuk ka afate kohore të qarta për kthimin e tyre në bankat shkollore.
Me Vazhdimin e sulmeve dhe granatimeve numri i fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë është 625 mijë nxënës.
Janë dëmtuar 352 ndërtesa shkollore – kjo është 70% e institucioneve arsimuese në Gazza.
Kurse 150 shkolla të UNRWA (United Nations Relief and Works Agency for Palestine) dhe 130 shkolla qeveritare janë shndërruar në strehimore.
Dëmi i ka kapluar edhe stafin menaxhues edhe mësimdhënës, ku mbi 200 prej tyre janë vra (kanë rënë dëshmorë) dhe 500 janë lënduar, kurse të tjerët janë zhvendos me popullatën e zhvendosur, e ata janë 80%, kjo gjendje e rëndë e jetesës nuk i lejon ata të vazhdojnë me kryerjen e detyrës së tyre të mësimdhënies.
Unicefi tërhoqi vërejtjen nga pasojat psikologjike që do ketë kjo luftë ndaj fëmijëve dhe nxënësve, sidomos ajo që quhet “Çrregullimi i stresit post-traumatik”, kurse prej 5 nxënësve 4 janë me depresion.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit