3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

U bë thirrje për protestë në Mitrovicën jugore, policia apelon: Mos bini pre e profileve të dyshimta

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka deklaruar të enjten se është në dijeni që, nëpër mediave të ndryshme sociale, nga persona dhe profile të ndryshme, janë duke qarkulluar postime me thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë, për pjesëmarrje në gjoja protestë masovike në orën 12:00 në Jug të Mitrovicës dhe me synim kinse për marshim në veri të vendit.

Policia ka sqaruar se pas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, është vërtetuar se shumë nga këto profile janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Kosovës.

Prandaj, Policia ka ftuar qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e asnjë gjoja organizimi nga persona të panjohur, por të lënë institucionet e sigurisë, institucionet e Kosovës të trajtojnë situatën me profesionalizëm.

“Garantojmë qytetarët se institucionet e Kosovës në përgjithësi, e në veçanti Policia e Kosovës, janë plotësisht të aftë dhe të përkushtuar për të garantuar siguri, rend dhe qetësi për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, thuhet se policia e vlerëson lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen e qytetarëve të Kosovës, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit