1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

2500 euro për biznes idetë më të mira në Bujqësi dhe Ekoturizëm

Më të lexuarat

Nga sot (e mërkurë), është i hapur aplikimi në www.atar-ks.org ku të gjithë ata që kanë ide për fillimin e një biznesi në fushën e Bujqësisë apo Ekoturizmit do të mund të përfitojnë grante në vlerë të 2500 euro si dhe trajnime në krijimin e një biznesi të qëndrueshëm dhe mentorim përgjatë 18 muajve të ardhshëm.

“Programi Përshpejtues në Bujqësi & Turizëm për të Rinjtë” (ATAR) është projekt i Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ) ne partneritet me Scards Academy dhe Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, i financuar nga Komisioni Evropian dhe ka për qëllim krijimin e 25 bizneseve te reja në fushën Bujqësisë dhe Ekoturizmit ku si rezultat do të jetë punësimi i të rinjve, përfituesve të asistencës sociale, duke i përgatitur ata me trajnime profesionale në fushën e ndërmarrësise dhe mentorim (mbështetje profesionale) përgjatë 18 muajve për t’i realizuar idetë e tyre.

ATAR do të përzgjedhë 100 kandidatë për të ndjekur trajnimin në ndërmarrësi dhe nga këta 100 ndërmarrës të rinjë, 25 idetë më të mira do të financohen me nga 2,500 Euro dhe mentorim për të realizuar idetë e tyre si dhe do te prezantohen para një grupi te investitorëve lokal të cilët kanë shpreh interesim për mbështetje të bizneseve të reja në fushën e bujqësisë dhe ekoturizmit.

Për të përfituar nga kjo mundësi ju duhet të jeni i moshës prej 15-29 vjeç. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë online përmes web faqes www.atar-ks.org, ndërkaq aplikimi mbetet i hapur deri më 11 mars 2015, në ora 24:00. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit