Në 7 km katrorë, territori i cili gjendet ndërmjet Serbisë e Kroacisë, shtetasi çek Vid Jedliçka ka themeluar shtetin e vet Liberland.
Sipas fjalëve të themeluesit deri më tash rreth 250 mijë veta kanë kërkuar shtetësi të Liberlandit.
Jedliçka këtë shtet të vetin e ka përshkruar se vend me ndikim minimal tatimor e rregullash në jetën e njeriut me moton “Jeto dhe lejo të jetojnë “. Jedliçka, politikani 31 vjeç, lider rajonal i Partisë së qytetarëve të lirë i cili në Çeki njihet si kritik i BE-së.
Portal “Verg“ thekson se Liberland është “çështje e çuditshme libertare“ me mungesë strukturash shteti, shërbimet publike të të cilit në bazë strikte vullnetare dhe kjo gjë shtetin e bën parajsë libertare, transmeton koha.net
Sipas konventës së Montevideos, të cilën e kanë nënshkruar ShBA në vitin 1933, janë dhënë teoritë e shtetësisë e janë standardet se çdo shtet duhet të ketë shtetësi, territor dhe pushtetet politik.
“I kemi të gjitha këto, e kemi territorin, i kemi banorët. Ne kujdesemi për këtë vend në baza ditore dhe jemi të gatshëm ta ndërtojmë shtetin këtu“, ka theksuar Jedliçka.
“Nuk konsiderojmë shtet”, kanë zyrtarë të Ambasadës kroate për Fox news.
Ideja e Jedliçkas është parë edhe në vitin, 1967, kur u themelua Siland, në platformën e braktisur të naftës afër brigjeve angleze, i cili nuk u njoh kurrë, por i cili e ka flamurin e vet, ekipin e futbollit dhe dy banorë.