-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

25 vjet burg për sulmuesit shqiptarë të klubeve të natës

Më të lexuarat

Personi i shpallur si kreu i grupit, ka marrë 12.5 vjet burg, i dyti 7 vjet e 7 muaj dhe i treti 5 vjet
Tre shqiptarë të Kosovës të cilët në vitin 2010 kishin sulmuar dhe grabitur tre klube të natës janë dënuar me burg në kohëzgjatje të ndryshme.

Personi i shpallur si kreu i grupit, ka marrë 12.5 vjet burg, shoferi i grupit është dënuar me 7 vjet e shtatë muaj heqje lirie ndërsa i treti, i vetmi që ka pranuar veprën ka marrë 5 vjet burg.

Dënimet e shqiptuara ishin më të ulëta nga ato që kishte kërkuar prokuroria në Wetzikon, kantoni i Cyrihut

Tre grabitësit kishin sulmuar me armë klubet e natës në Rüti, Bubikon dhe Romont nga fundi i vitit 2010, raporton albinfo.Por ndërkohë që i dënuari kryesor dhe shoferi e kundërshtojnë pjesëmarrjen e tyre në këtë sulm, këtë e pranon i treti.

Dy të dënuarit e parë thonë se i dënuari i tretë po dëshiron tua ngarkojë atyre veprën e pabërë. Mirëpo ata nuk kanë ditur të thonë arsyen e një veprimi të tillë të atij.

Po ashtu ata nuk kanë pasur përgjigje për pyetjen se si kanë mbërritur gjurmët e ADN-së së tyre në veturën me të cilën ishte bërë grabitja dhe në maskat e fytyrës./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit