7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ice Cream Sandwich në LG dhe Motorola

Më të lexuarat

Versioni i fundit i sistemit operativ Android, Ice Cream Sandwich që është lansuar nga Google qysh në muajin tetor të vitit të kaluar, nuk po gjen edhe aq shumë përdorim në pajisjet celulare.

Qysh nga atëherë, përdorimi i këtij versioni në smartfonë dhe tabletë të ndryshëm ka qenë i vogël vetëm 5 përqind, teksa shumë prodhues janë matur që ta adaptojnë ICS-in për pajisjet e tyre përkatëse.

Siç duket, Motorola dhe LG më në fund janë duke ofruar një përditësim që mbase edhe është pritur mjaft gjatë: që të dy këta prodhues ofruan informacione rreth azhurnimeve në Ice Cream Sandwich, ku Motorola paraqiti në një video në YouTube versionin Ice Cream Sandwich për telefonin e vet të popullarizuar Droid Razr.

Në një postim në blogun për Japoni të Motorolas, tani pronë e Google, paraqiti planet e veta madhore për Ice Cream Sandwich në Droid Razr dhe Droid Razr Maxx. Përdoruesit e Razir mund të presin një pamje të re bllokimi dhe balline, disa aplikacione të azhurnuara duke përfshirë këtu shfletuesin dhe rregullimin më të lehtë të ballinës.

Koha e planifikuar për të bërë azhurnimin mbetet e pandryshuar – Motorola ende pret që Ice Cream Sandwich të jetë i gatshëm për Droid Razr dhe Droid Razr Ma diku kah mesi i muajit qershor. Tani, keni mundësinë të shikoni disa nga veçoritë e atij azhurnimi në faqen zyrtare të Motorolas.

Ndërkohë, në po të njëjtën javë që është duke e shënuar shitjen e pajisjes së tremiliontë LTE, LG ka lajmëruar që disa nga këto pajisje do të kenë ICS shumë shpejt. LTE Optimus, Optimus LTE Tag dhe Optimus VU me 5 inç që të gjithë do të marrin azhurnimin në Ice Cream Sandwich, duke filluar që nga 4 qershori. /PC World Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit