Ky lloj i veprimit të vazhdueshëm dhe mungesa e qartësisë mund lehtë të ju bëjë të besoni se ju jeni një dështim, madje edhe kur të gjitha dëshmitë në jetën personale dhe profesionale çojnë në përfundime të tjera. Nëse jeni shumë të zënë në luftimin e zjarreve të jetës, ju kurrë nuk do të ndani kohë për të vlerësuar suksesin tuaj të vërtetë dhe arritjet. Ju tashmë mund të jeni të suksesshëm, por nuk jeni të vetëdijshëm për këtë gjë. Ja shenjat sipas Lifehack:
1.Nuk vareni nga të ardhurat.
Ndoshta mund të mos jeni në gjendje të bleni një Rolex, por nëse nuk brengoseni se nuk do të keni para deri në fund të muajit, ju jeni definitivisht i sukseshëm!
2. Nuk kërkoni lëvdata.
Nëse jeni në gjendje të kryeni punën tuaj pa pritur lëvdata në punë apo shtëpi, ju keni siguri të fortë mentale.
3.Rrallë përjetoni kaos.
Kujtoni të paktën vitin e fundit të jetës tuaj: a ju duket se gjërat në shtëpi dhe punë janë më qetë? Nëse po, atëherë ky zvogëlim i kaoseve është shenjë e rendit dhe harmonisë.
4. Keni një plan.
Nëse ke një plan afatgjatë dhe e ndjek atë për të arritur qëllimet e jetës, ti je i suksesshëm. Shumica e njerëzve nuk kanë një plan të këtillë!
5. Kërkoni më shumë.
Nëse kërkoni më shumë nga secila situatë, nëse keni ambicie dhe vullnet për dituri kjo ju bën njerëz që mundohen ta përmirësojnë vetveten.
6. Jeni i hershëm.
Zgjimi herët ju shpie në një jetë dhe personalitet të suksesshëm, ashtu siç thotë dhe një shprehje e vjetër popullore “Zogu i hershëm e han krimbin”.
7.Jeni socialisht aktiv.
Nëse mund të inkuadroheni në situata të ndryshme me rrethe të ndyshme shoqërore, ju mund të përcaktoni një jetë të shëndetshme dhe harmonike.
8.I respektoni të tjerët
Jeta ka situata stresuese e të vështira, por nëse e kuptoni vlerën e trajtimit të të tjerëve me respekt e zotëroni një nga çështjet më të rëndësishme të suksesit.
9.Dëshironi t’i ndihmoni të tjerëve.
Nëse jeni bazë bashkëpunimi dhe një shtyllë e fortë për kolegët, suksesi nuk është larg.
10.Jeni i orientuar.
Askush nuk mund të ketë sukses pa vendosmërinë për t’u përballur me vështirësitë.
11. Posedoni vendosmëri pa arrogancë.
Në qoftë se ju mund të tregoni një përulësi para të tjerëve, ndërsa i frymëzoni ata të cilët janë duke luftuar, ju jeni tashmë një individ i suksesshëm.
12. Ju luftoni sërish.
Shenjë e vullnetit të hekurt është të luftoni pikërisht atëherë kur mendoni se keni dështuar.
13. Përpiqeni të përmirësoheni.
Disa njerëz bien në kurthin e të menduarit se ‘ia dolën’. Kur përpiqeni të përmirësoni paraqitjen tuaj të mëparshme, edhepse ishte spektakulare, bëni hap drejt suksesit.
14.Keni disciplinë.
Të mësoni si të mos bëni gabime dhe të bëni hapa të duhur është jetike për sukses të gjatë.
15. Predikoni durim.
Pa durim asnjëherë nuk do të mund të keni ndikim origjinal në mjedisin e punës apo të jetesës tuaj.
16.Mund të thoni “JO”
Nëse mund të thoni “Jo” i jeni shmangur nevojës për ta kënaqur secilin. Kjo është shenjë e individit të suksesshëm.
17. E menaxhoni mirë kohën.
Jeni produktiv në çdo kohë. A mund t’ia dilni në krye me shumë detyra në një ditë të vetme? Ju tashmë jeni një sukses.
18. Keni miq të suksesshëm.
Suksesi rreth jush është mënyra më e mirë e inspirimit tuaj. Nëse rrethoheni nga miq të suksesshëm e keni më të lehtë të përmirësoni dhe zhvilloni vetveten.
19. Jeni i pjekur.
Suksesi vie nga të pranuarit e aftësive tuaja e jo nga diçka që dikush, që kurrë se keni takuar mund të ju thotë.
20. Nuk i fajësoni të tjerët.
Keni arritur nivelin kur e kuptoni se ju jeni përgjegjës për veprimet, dështimet dhe zhgënjimet tuaja dhe jo të tjerët. Kjo bëhet nëse jeni më shumë aktiv, sesa pasiv dhe lejoni fuqinë e brendshmë t’ua transformojë jetën. Po nuk lejoni që rrethi t’u drejtojë në kahjen që nuk e dëshironi.
21. Nuk e humbni kohën.
Nuk e harxhoni kohën tuaj në gjëra që ju kërkojnë të tjerët, por në atë që ju mendoni se duhet të bëni, pa kërkuar pëlqimin e të tjerëve.
22. Jeni të sigurtë.
E kuptoni se thjeshtë të thoni ‘Po’ ose ‘Jo’ mjafton. Të spjegoni arsyet iu ndihmon të tjerëve të binden se jeni individ me mendime personale dhe nuk lejoni që të tjerët t’ua pengojnë rrugën.
23. Qëndroni pozitiv.
Duke qenë pozitiv dhe i sinqertë në ndjekjen e qëllimeve tuaja, ju do të lëshoni arritësin (e qëllimeve) e vërtetë brenda jush.
24. Kujdeseni për shëndetin tuaj
Ndaloni aktivitetet e dëmshme që ju ndalojë nga puna në drejtim të së ardhmes më të ndritur, është një hap i fuqishëm: Qoftë kjo pirja e duhanit, marrja e drogës, konsumimi i ushqimeve me shumë yndyrë dhe sheqer, apo mos-ushtrimin, ju e kuptoni se duke i lënë të gjithë këto bëheni një individ i fortë, me vullnet të madh.
25. Nuk e flijoni një marëdhënie për të zgjidhur çështjet personale.
Është e lehtë të fshihni dështimet prapa dikujt që ju do. Por, është papjekuri për të dyja palët në një marrëdhënie të ndalojnë trajtimin e çështjeve reale që dëmtojnë jetën e njëri-tjetrit. Nuk është ide e mirë të shmanget të ndihmuarit e tjetrit të bëhet person më i mirë vetëm për shkak se “gjërat janë mirë, kështu si janë”.