Nga: Dr. Safa Salih
25 MËNYRA PËR TRAJTIMIN E HESHTJES BASHKËSHORTORE.
Kur muret e harmonisë midis teje dhe bashkëshortit tënd nisin të shemben njëri pas tjetrit, në vend të tyre mbijnë barrierat dhe hendeqet. Atëherë fjalët fillojnë e pakësohen dhe kujtimet e bukura fillojnë të veniten. Vjen një çast dhe ti thua me vete: “Ku është shoku im i jetës që e kam ëndërruar? Padyshim që ky që kam përbri nuk është ai. Ky s’është më i pari, ky ka ndryshuar…”.
Mos u mërzit motër, sepse shoku yt i jetës nuk ka ndryshuar. Ajo që ka ndodhur është, se këto janë shenjat e para të asaj që njihet me termin “heshtje bashkëshortore”, e cila përbën një nga viruset dhe mikrobet e jetës bashkëshortore. Lypset të mos dorëzohesh, por të rezistosh dhe të sillesh pozitivisht.
Më poshtë, po ju paraqesim njëzetepesë mënyra për rikthimin e princit të ëndrrave të tua.
Shkaqe dhe viruse
Heshtja bashkëshortore ka shkaqe, të cilat duhet t’i mësosh, që të mundesh t’i shmangësh.
Po paraqesim për ju disa këshilla, që mund të aplikohen për t’u imunizuar nga ky virus bashkëshortor:
1. Shmange nervozizmin, bërtitjen dhe përsëritjen e fjalëve të tilla si: Ti kështu je gjithmonë, as që më ke në llogari; ose gjithmonë më konsideron si të pavlerë; ose shprehje të tjera të kësaj trajte që i hapin rrugën grindjes dhe kurrsesi dialogut.
2. Mos lejo që në mospërputhjet që ekzistojnë midis teje dhe bashkëshortit tënd të ndërhyjnë familjarët e tu. Vetëdijesohu se yt shoq mund të bëjë kthesë nga mendimi i tij vetëm për ty personalisht, ndërsa nëse ndërhyjnë familjarët e tu, ai nuk ka për të bërë kthesë.
3. Jepi fund ndërveprimit me të, duke u treguar kokë më vete, sidomos kur diskutimi midis jush acarohet. Në këtë situatë bëje atë të ndjejë, se ti i respekton mendimet e tij dhe se mospërputhja në disa gjëra nuk e cenon dashurinë dhe harmoninë.
4. Kur të keni qëndrime të ndryshme rreth një çështje të caktuar, foli bashkëshortit tënd me çehre të qetë dhe timbër të zhveshur nga sfida dhe provokacioni.
5. Sillu me bashkëshortin tënd prej tani e deri në fund të jetës tënde në një formë të tillë, e cila i shpreh atij, se ti je princesha e zgjedhjes së tij. Bëje këtë përmes sjelljeve të dukshme, metodave të komunikimit të kënaqshëm apo gjallërisë së raporteve dhe ruaju që të mos e bësh bashkëshortin tënd të thotë: “Ku është shoqja ime e jetës që unë e kam ëndërruar?!”.
6. Mos nxito të mendosh se “bashkëshorti yt nuk të do aq sa e do ti”, pasi metoda me të cilën burri e paraqet dashurinë, ndryshon nga ajo e gruas. Lëre atë të lirë në përzgjedhjen e mënyrës së dashurisë së tij për ty, ashtu siç je edhe ti e lirë në mënyrën e dashurisë tënde për të.
7. Zgjidh një kohë të përshtatshme për t’ia paraqitur bashkëshortit problemet e shtëpisë dhe fëmijëve; shmange një gjë të tillë në momentin e kthimit të tij në shtëpi ose kur ai është i preokupuar me diçka tjetër.
8. Mos e tepro në ekspozimin e dashurisë tënde para bashkëshortit tënd, me qëllim që atij të mos i shndërrohet kjo në një sjellje të zakonshme, si dhe me qëllim që ta bësh atë të ndjejë, se ai duhet të shfaqë interes për të gjitha çështjet e tua, në mënyrë që t’i garantohet nga ana jote kapitali i tij emocional.
9. Qasu bashkëshortit tënd emocionalisht dhe sentimentalisht, pa vendosur kushte paraprake. Tërhiqe atë për dore me brishtësi, që në mënyrë të përshkallëzuar të arrish prej tij atë që synon.
10. Dialogoni midis jush pa u vënë fare në siklet lidhur me çdo gjë që u përket ju të dyve dhe pasi të mbaroni së foluri lirshëm, çliroje dhe bëja të kuptueshme atij prehjen, kënaqësinë dhe harmoninë që të jep ty gjuha e dialogut.
11. Përpiqu të ushtrosh me të ndonjë hobi, i cili mundëson hyrjen në bisedë midis jush, si për shembull leximin ose çdo lloj hobi tjetër të dobishëm.
12. Kij besim në vetvete dhe mos prit që inkurajimi yt kundrejt veprimeve të tua të dobishme që bën apo synon të bësh, të varet tek fjalët aprovuese dhe brohoritjet e bashkëshortit tënd.
13. Në ambientin brenda shtëpisë bëj që të sundojë lumturia, duke i mbajtur larg subjektet ekonomike dhe trysnitë e jetës.
14. Bëje bashkëshortin tënd të ndjejë, se ti e pranon atë ashtu siç është, të pandryshuar. Pra në vend që ta bësh atë të ndjejë, se raportet e tua me të janë të dështuara, dhuroi atij ndjesinë se ti je e kënaqur me të.
15. Mos ia përmend vazhdimisht në vesh bashkëshortit tënd sakrificat që ke bërë për hir të tij dhe as barrët që ke mbajtur për hir të shtëpisë dhe fëmijëve, pasi kjo ndikon në krijimin e barrierave midis jush.
Një gjuhë e re bashkëbisedimi
Disa hapa praktikë që ndihmojnë në thyerjen e kësaj heshtje, që dominon jetën tuaj bashkëshortore:
16. Shtëpia jote i përngjan më shumë një kopshti, ku lulëzojnë trëndafilat dhe lulet. Përsose ambientimin e klimës emocionale, në vend që të reagosh ndaj bashkëshortit për inerci, lidhur me problemet me të cilat ai ballafaqohet. Hedhja tutje e shkaqeve që çojnë në tensionime, të cilat shkaktojnë kriza bashkëshortore, ndihmojnë që bashkëshorti yt të përgjigjet pozitivisht në jetën bashkëshortore.
17. Gjithmonë duhet të kujtohesh, se gjenden një sërë ndryshimesh natyrale midis personalitetit të burrit dhe atij të gruas. Kjo gjë do të bëjë, që ta pranosh me hir heshtjen e bashkëshortit tënd, në rastet kur është i stresuar. Kur bashkëshorti yt është i mërzitur, mos u përpiq që t’i zhvatësh ndonjë fjalë, pasi kjo gjë mund t’i prishë balancat e raporteve midis jush. Lypset t’i mësosh artet dhe teknikat e dëgjimit, sepse ato të japin çelësat e përmirësimit të raporteve tua me princin tënd.
18. Duhet ta dish se ka ndryshim midis periudhës së fejesës, ku bisedat janë të shumta për arsye të arritjes në një njohje sa më të thellë dhe përiudhës së martesës, ku dominojnë natyrshëm gjallëria dhe miqësia.
19. Argëtohu me hobet e tua, gjatë kohës kur yt shoq lexon diçka apo hulumton në kompjuter dhe mos e bëj bashkëshortin tënd burim bazë dhe të vetëm për ngopjen tënde sentimentale dhe humane; pasi për këtë gjë ti ke përreth edhe fëmijët, familjarët dhe shoqet e tua.
20. Kur bashkëshorti yt të jetë i stresuar, mos e tensiono atë duke insistuar tek pyetja: “Pse je mërzitur?”. Mjafton që ta pyesësh mbi këtë një herë të vetme, duke ia bërë atij me dije, se ti je e gatshme ta dëgjosh, nëse ai ka dëshirë të flasë.
21. Mos u sikletos nga koha e shkurtër e bisedës midis teje dhe bashkëshortit tënd, pasi nuk është e rëndësishme kohëzgjatja e bisedës, por ajo që ka vërtet rëndësi në bisedën midis bashkëshortëve janë kualiteti, shkalla e intimitetit dhe ndjesitë e tua se yt shoq të do dhe është i angazhuar me lumturimin tënd dhe të fëmijëve të tu.
22. Mos i kërko atij që të bisedojë me ty njëlloj siç bisedon me shokët e tij, por foli atij në çështjet që e preokupojnë, që të mos i lejosh muret e heshtjes ta prishin jetën tënde.
23. Shpik diçka që ju prfshin të dyve, pasi kjo gjë konsolidon midis jush miqësinë dhe strukturimin e dashurisë e harmonisë.
24. Kur të kërkosh diçka prej bashkëshortit tënde, bëje këtë duke shmangur insistimin dhe të folurin në gjuhën urdhërore, si dhe duke ia paraqitur atij atë që kërkon në mënyrë të vullnetshme, si për shembull t’i thuash: “Unë mendoj kështu lidhur me këtë çështje. Mendoje edhe ti një herë? Unë nuk dyshoj se ti do të bësh zgjedhjen më të mirë për familjen tonë”.
25. Mos lejo dimensionin e rezonancës emocionale që dominon midis jush, që të pësojë rënie. Në këtë kornizë, është e mundur për shembull që t’i telefonosh bashkëshortit tënd gjatë ditës, kur ai është në punë një ose më së shumti dy herë, që të lozësh me të apo të qetësohesh për të. Kjo gjë ndikon shumë në gjallërimin e raporteve sentimentale midis jush. Kjo gjë mund të bëhet gjithashtu edhe përmes dërgimit të mesazheve përmes telefonit celular ose përmes internetit. Inkurajoje bashkëshortin, që edhe ai të veprojë kështu.
…
Rating: 5.0 of 5. 1 vote(s).