-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mediat e huaja: Lavrov anulon vizitën në Serbi

Më të lexuarat

Vizita e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Beograd (më 6 dhe 7 qershor) është anuluar pasi vendet përreth Serbisë mbyllën hapësirën e tyre ajrore për aeroplanët e tij.

Kështu raportojnë disa media të huaja të cilat shkruajnë se kjo është bërë e ditur nga një burim i lartë i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, për agjencinë e lajmeve Interfax, përcjell Telegrafi.

Burimi ka konfirmuar një raportim të mediave që thoshte se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kishin mbyllur hapësirën e tyre ajrore për aeroplanin që do të transportonte kryediplomatin e Moskës në Beograd të hënën.

Sidoqoftë, shkruan Reuters, nuk ka asnjë koment të menjëhershëm nga Ministria Jashtme ruse.

Ndërkohë lajmi është transmetuar edhe nga media si BBC e VOA – dhe të tjera.

Mediat botërore kujtojnë se Serbia, e cila ka lidhje të ngushta me Rusinë, ka shmangur presionin për të marrë anë rreth agresionit rus në Ukrainëpër pushtimin rus të Ukrainës dhe nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq ranë dakord muajin e kaluar se Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz natyror për Serbinë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit