Në kohën kur Turqia po kalon një periudhë raportesh të ftohta me Holandën, presidenti Erdogan ka gjetur rastin për t’i kujtuar botës shkaktarët e tjerë të masakrës së Srebrenicës, trupat paqeruajtëse holandeze.
Në 22-vjetorin e asaj tragjedie, kreu i shtetit turk ka përcjellë një mesazh në Teitter, ku, edhe pse nuk i përmend konkretisht me emër, lë të kuptuar se për kë e ka fjalën, teksa i quan “frikacakë”
“Gjenocidi në Srebrenicë, 8372. Ne nuk do të harrojmë persekutuesit e viktimave të pafajshme dhe frikacakët të cilët i dorëzuan ata në duart e vrasësve”, shprehet Erdogan.
Ai e cilëson Srebrenicën si një nga ngjarjet më të turpshme në histori, duke thënë se ajo kurrë nuk do të harrohet. /tesheshi.com/