16.6 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Nga Ali PAJAZITI: Islamofobia social-demokrate dhe (d)ylberizmi

Më të lexuarat

Këtyre ditëve Maqedonia po lëkundet nga skandale të njëpasnjëshme, nga një deklaratë e pamatur, kundërsociale, e papritur për popullatën shqiptare të këtij vendi, nga lotët e një kripto-shqiptari të riintegruar rishtazi në shqiptarizëm, te intelektual-fashizmi laiko-antifetar që në mënyrë të pacipë vuri në shënjestër islamin dhe muslimanët.

Deputeti më i vjetër i parlamentit, shqiptari orthodoks, që identitetin e vet s’e kishte shprehur deri para disa viteve, që kishte vepruar në mënyrë oportune ndaj frymës së kohës (sistemit), që kishte mbajtur të fshehur egon e vet kombëtare, Branko Manojllovski, doli me një prononcim për nevojën për vizë institucionale të martesave të të njëjtit seks, pra bëri një apologji me lot pro homoseksualizmit. Një hap i tillë shkaktoi reagime të ashpra në popullatë, në opinionin publik shqiptar të Maqedonisë, përveç te partitë pushtetare BDI, LR-PDSh, PDSh, të cilat i mbyllën veshët para estetizimit të kësaj tabuje në kontekstin tonë. Parti të popullit, kundër realitetit të popullit, për çudi dy të fundit të proklamuara djathtiste.

S’është gjë të pretendosh për diçka që bie ndesh me natyrën e njeriut, me seksualitetin e natyrshëm, por është gjë shumë e madhe të heshtësh dhe të mos thuash gjë prej gjëje për një pohim që shpie në humnerë demografike, në një udhë pa kthim, drejt shkatërrimit të raporteve ndërgjinore, drejt “mohimit të normave tradicionale gjinore të bazuara në heteroseksizëm” (Fassinger & Arseneau, 2007). Askush s’mund të thotë se homoseksualizëm s’ka, por është joracionale që një gjendje patologjike (Rodgers, 2015), një vetëperceptim vetëdegradues të afirmohet dhe të tentohet të bëhet normë sociale. Dhe natyrisht pasuan edhe zëra me ngjyrime proreligjioze që dolën kundër propozmit dhe prononcimit të kripto-shqiptarit “Xha Brankua”, me citatet nga Librat e Shenjtë dhe thëniet profetike.

Këto të fundit, siç duket irrituan majtistët maqedonas, përfaqësues të Lidhjes Social Demokrate, të cilët u shfaqën me pohimet e tyre ultra-radikale, me një gjuhë të urrejtjes, duke e cilësuar fenë islame si fashizëm dhe nazizëm. Ish-deputetja, аnëtare Këshillit Ekzekutiv dhe Qendror të LSDM, lëndoi muslimanët duke pohuar se citimi i Kur’anit nga ana e deputetit shqiptar M.Z. të LSDM-së “paraqet një ideologji që nuk është socialdemokrate”, se kjo quhet me një “emër ombrellë, Islam politik/Islamizëm, kurse në format e veta më ekstreme, Islamo-Fashizëm/Islamo-Nazizëm”, “antitezë e social-demokracisë”. Edhe social-demokrat, edhe mbyllje kaq e madhe ndaj një botëkuptimi global, ndaj njërës prej feve më të mëdha të botës, paraqet vërtet një paradoks të paparë. Zonja në fjalë, profesoreshë universitare, sikur nuk e sheh realitetin social të Maqedonisë, sikur nuk e di se kjo parti në zgjedhjet e fundit parlamentare mori diku rreth 60.000 vota shqiptare, myslimane. Dhe, dëshiron që Islamin ta skulpturizojë sipas mendjes së vet.

Një person tjetër nga qarku i social-demokratëve që atakoi muslimanët është edhe shefi i paradokohshëm i qendrës për komunikim të LSDM-së, i cili vuri në shënjestër femrën me mbulesë, shaminë, shprehur më qartë iu drejtua deputetit shqiptar të LSDM-së duke e akuzuar se e mban gruan e vet të mbuluar, duke folur për shoqërinë e prapambetur, madje duke ia treguar edhe destinacionin se ku duhet të shkojë: Arabia Saudite. Ai më tej shtoi se njerëzit që janë kundër homseksualizmit janë kundër shoqërisë përparimtare. “Me të vërtetë është një përçmim i paparë ndaj grave të përkatësisë islame, të cilat janë gjyshe, nëna, bashkëshorte, motra apo vajza të dikujt, që dikur apo sot bartin shami mbi kokë… është sulm prej zëdhënësve të LSDM-së ndaj shumë shqiptareve, turkeve, maqedonaseve muslimane, romeve, përfaqësueve të bashkësisë boshnjake”- shkruante portali konservator RSM (Radio Maqedonia e Lirë.

Në mesin e figurave që dolën në krah të komunitetit LGBT kishte edhe nga taborri shqiptar si një profesoreshë e jurisprudencës, e cila i kishte cilësuar besimtarët që shprehen kundër homoseksualizmit si “mendje të mbyllura”. Sikur prindërit e saj të ishin me mendje të hapur pro-homo, me siguri se ajo nuk do të ishte në jetë; sikur të ishte mendje e hapur as vetë nuk do të kishte fëmijë.

Është i pakuptimtë edhe krahasimi mes provokativit “shqiptar i mallkuar” dhe kundërshtimit të masovizimit “kulturës LGBT”, madje krahasimi mes shumëngjyrshmërisë së shoqërisë me flamurin e komunitetit LGBT, pra me ngjyrat e ylberit funksional të shfrytëzuara në drejtim të një pikëpamjeje problematike si në aspekt të teologjisë ashtu edhe të psikologjisë e demografisë.

Një analiste tjetër, nga ministria e Punëve të Jashtme, në një emision dedikuar “rastit Manojllovski” mes tjerash pohoi se “mendimi fetar nuk ka vend në sistemin laik”. Radikalizëm se ç’ke me të? Homo-lesbo, çiftet që adoptojnë, paskan më tepër mëshirë se sa “këta që çiftëzohen”? E ku e marrin fëmijën ata që adoptojnë, kush ua lind?

Pse këta demokratë nuk e akuzojnë Krishterimin që ka një qasje të njëjtë me atë të Islamit lidhur me homoseksualizmin (shih: Levitiku, 20:13)? Çka thonë për 76-80 vende që kriminalizojnë homoseksualizmin, për Italinë, Poloninë, Rusinë ku ka qëndrime tjetërfare? Pse këta njerëz malin e shohin por jo edhe drurët? Pse nuk e njohin kulturën e vet ose kulturën me të cilën bashkëjetojnë? Pse “elitarët” e LSDM-së sulmojnë shaminë, Kur’anin e bashkëqytetarëve të vet? Shqiptarët e penalizuan VMRO-në ultranacionaliste dhe monoreligjioniste për të hyrë në koalicion me social-demokratët që pandërgjegjshëm përhapin gjuhën e urrejtjes dhe të islamofobisë. Populli thotë, “shkoi Jonuzi erdh Omuzi”!

Në fund, sugjerojmë që të promotorët social-demokratë dhe ata shekullaristë të lexojnë anti-LGBT faktet, ose  pikat që J. L. Watts i cek pse homoseksualizmi është i gabuar dhe dëmton shoqërinë: shkatërron fabrikën e shoqërisë, në veçanti fëmijët, është anti-prokreativitet, nuk ofron stabilitetin e shoqërisë tradicionale, nuk është gjenetik etj. Ase ato të TFP Student Action që thotë se martesat homoseksuale nuk janë martesa, se e dhunojnë ligjin e natyrës, se nuk krijojnë familje por një union steril, se i mohojnë interesat e fëmijës, se e shndërrojnë një gjë moralisht të gabuar në të drejtë civile…

Të gjithë kanë të drejtë të jetojnë si të duan por jo t’ua imponojnë të tjerëve botëkuptimin e vet. Në fund të fundit edhe ligji (neni 6) thotë se martesa është bashkësi jetësore mes një burri dhe një gruaje. Të diskutosh në seancë për sistem politik, për një temë si homoseksualizmi, është një kontradiktë në vete, në mos një fjalë e qëllimshme për të ndryshuar temë, nga ligji për gjuhën shqipe – dhe shumë të tjera të pambyllura për shqiptarët – te të drejtat e (d)ylberizmit! Njëra çështje dërgohet në Komisionin e Venedikut, tjetra devijon topin e debatit dhe krijon amulli. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit