1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

2,158 raste aktive me coronavirus, shtohet numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor

Më të lexuarat

Në Kosovë numri i rasteve aktive me coronavirus është 2,158 raste.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.765, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,271 persona.

Me rritjen e numrit të rasteve të reja COVID-19, në Klinikën Infektive është shtuar edhe numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor.

Kështu ka bërë të ditur një ditë më parë drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.

Aktualisht në këtë Klinikë po marrin trajtim mjekësor 45 pacientë, prej të cilëve tre janë në mjekim intensiv dhe në gjendje më të rëndë, ndërsa 28 të tjerë janë me oksigjeno-terapi.

Ndryshe, varianti Delta është më ngjitës se varianti origjinal i coronavirusit. Ky variant i virusit fillimisht u identifikua në Indi në tetor të vitit të kaluar.

Simptomat më të zakonshme të variantit Delta janë rrjedhje hundësh, kollë e vazhdueshme, dhimbje e fytit, dhimbje koke dhe ethe. Sidoqoftë, tek individët plotësisht të vaksinuar simptomat janë më të lehta dhe zgjasin më pak.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit