1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

2137 FERMERË APLIKOJNË PËR GRANTE NË MINISTRINË E BUJQËSISË

Më të lexuarat

 
Ministria e Bujqësisë njofton se të premten është mbyllur afati i aplikimit për projekte zhvillimore/ grante nga kjo ministri, ku numri i përgjithshëm i aplikimeve është 2137.
 
Nga numri i përgjithshëm, aplikimi nëpër regjione është si me poshtë: Prishtina: 562, Prizreni: 535, Mitrovica: 282, Peja: 251, Ferizaj: 188, Gjilani: 186 dhe Gjakova: 133
Buxheti total që do të jepet për grante sivjet është planifikuar 20 milionë euro. Në masën 101 – investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore janë planifikuar 11 milionë euro. Në masën 103 – investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, janë planifikuar 5 milionë euro. Në masën 302 – Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve janë planifikuar 1.5 milionë euro. Ndërkaq në masën e ujitjes së tokave bujqësore janë planifikuar 2 milionë euro.
Nga java e ardhshme, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) do të fillojë me vlerësimin e projekteve, bazuar edhe në kriteret e publikuara para dy muajve, e që janë edhe tani publike në uebfaqen e ministrisë. MBZHR-ja do të informojë fermerët për hapat e tjerë që do të ndërmarrë.
Ndryshe, aplikimi për skemën e pagesave direkte/ subvencioneve, me kërkesë edhe të fermerëve dhe drejtorive komunale, është zgjatur deri më 20 prill 2015./rtk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit