7.2 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Nipi i Adem Jasharit emërohet komandant i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Më të lexuarat

Ngjan me një akt të llojit “Provokacija”, siç do thoshin serbët, një emërim në krye të ushtrisë kosovare.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, njëherësh Komandantja e Përgjithshme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jashari si komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Emërimi është bërë ashtu siç e parasheh Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me sugjerim të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandim të kryeministrit të Kosovës, njoftoi Presidenca e Kosovës.

Nipi i Adem Jasharit

Presidenti i Kosovës, para emërimit të komandantit të ri të FSK-së, në bazë të dispozitave ligjore, ka nxjerrë një dekret për shkarkimin e komandantit aktual të Forcës së Kosovës, gjeneral kolonel Rahman Rama, pas dorëheqjes së tij.

Bashkim Jashari është djali i Rifat Jasharit, vëllait të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit