8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

2015-a, u karakterizua me sulmet terroriste, vdekjet e hanxhinjve, sulmet e ISIS-it…

Më të lexuarat

Derisa numërojmë ditët deri në fundin e këtij viti kalendarik, ju ri sjellim ngjarjet që shënuan këtë vit dhe të cilat bota nuk do t’i harrojë.

Ajo që do të jetë e paharruar, janë sigurisht sulmet terroriste në disa shtete në botë, në radhë të parë në Francë. Në mesin e ngjarjeve kryesore që shënuan këtë vit është lufta në Siri e cila po zgjat tashmë pesë vite dhe ku si pasojë miliona njerëz janë detyruar që të braktisin shtëpitë e tyre. E gjithë kjo solli deri te kriza humanitare dhe e refugjatëve, në radhë të parë në Evropë.

Në mesin e ngjarjeve të cilat bota me siguri nuk do t’i harrojë, e që shënuan vitin që e po e lëmë pas, janë sulmet terroriste në Paris, rrëmuja në Mina gjatë Kurban-Bajramit, tërmeti në Nepal dhe sulmet terroriste të DAESH-it.

Po ashtu, në maj të këtij viti është gjetur edhe varreza masive e muslimanëve Rohinga në një kamp të fshehur në pyjet e jugut të Tajlandës, ndërsa dramën e këtyre njerëzve e shikoi e mbarë bota.

Sivjet është ngritur edhe flamuri i Palestinës para selisë së Kombeve të Bashkuara në New York pasi presidenti palestinez Mahmoud Abbas para Asamblesë së Përgjithshme tha se shpreson se Palestina do ta marrë vendin e vet të mirë të merituar në OKB.

Gjatë vitit 2015 në mbarë botën janë vërejtur shumë katastrofa natyrore të cilat morën jetën e mijëra njerëzve. Në gjysmën e dytë të vitit Nepali u godit nga tërmeti më i madh gjatë 80 viteve të fundit, ku humbën jetën më shumë se 8.000 persona.

Në fokus të opinionit botëror ishte edhe situate e rëndë e mijëra refugjatëve nga Bangladeshi dhe Arkani si dhe fati i tyre në varka dhe anije. Në mesin e ngjarjeve të vitit 2015 sigurisht është edhe vizita e kryetarit të Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet), Mehmet Gormez në Jerusalem ku mbajti ligjëratë (hutbe) para disa mijëra muslimanëve në xhaminë Al Aksa.

Pas 50 viteve, sivjet për herë të parë u takuan liderët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kubës. Sivjet, po ashtu forcat e armatosura të Republikës së Turqisë me dy avionë ushtarakë F-16, më 24 nëntor rrëzuan një avion ushtarak rus jo larg rajonit Bayirbucak, pasi avioni shkeli hapësirën ajrore turke, ku më pas dy vendet përkeqësuan marrëdhëniet.

Turqia sivjet ishte vendi pritës i Samitit G20. Po ashtu këtë vit në Siri humbi jetën edhe gazetari i AA-së Salih Mahmud Leyla. Pas zjarrit në një diskotekë në Bukuresht dha dorëheqje kryeministri rumun, Viktor Ponta.

Megjithatë, në fokus të opinionit botëror do të mbahen mend sulmet terroriste në Paris në të cilat u vranë 130 persona, ndërsa mbi 350 u lënduan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit