3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

200 lexues të Kur’anit fisnik marrin pjesë në garat kombëtare të Kur’anit fisnik në Nigeri

Më të lexuarat

Edicioni i shtatëmbëdhjetë i garave kombëtare të Kur’anit fisnik në Nigeri zhvillohet me pjesëmarrjen e 200 lexuesve të Kur’anit fisnik në qytetin Zaria në provincën Kaduna në veri të këtij vendi.

Gazeta “Daily Times”, njofton se garat që filluan me datën 7 do të zhvillohen përgjatë një jave rresht. Nuh Taxhudin, një prej funksionarëve të shtabit organizativ të këtyre garave kur’anore, në një konferencës për shtyp, tha: Në këto gara do të marrin pjesë 200 lexues të Kur’anit fisnik nga rajone të ndryshme të Nigerisë sëbashku me një numër të konsiderueshëm të lexuesve të Kur’anit fisnik nga vendet fqinjë. Këto konkurrentë marrin pjesë në garat në fjalë pasi kanë kaluar me sukses fazat e këtyre garave që janë zhvilluar në nivel lokal dhe kanë arritur në fazën finale të këtyre garave. Fituesit final të këtyre garave, si përfaqësues të shtetit të Nigerisë do të marrin pjesë në garat ndërkombëtare kur’anore. Ai në vazhdim kërkoi mbështetjen e myslimanëve të këtij vendi me qëllim që këto gara të zhvillohen në nivel të duhur. Ai gjithashtu kërkoi nga forcat e sigurisë së këtij vendi që të bëjnë të gjitha përpjekjet që këto gara të zhvillohen në një atmosferë plotësisht të sigurt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit