18.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Protesta pro Morsit në shumë qytete të Egjiptit

Më të lexuarat

Dje në mbrëmje shumë prej qyteteve të Egjiptit kanë qenë arenë e protestave të kundërshtarëve të grusht shtetit në këtë vend.
Kështu thuhet në një njoftim të kanalit televiziv Al-Xhezira i cili njoftoi se protesta më e madhe është zhvilluar në qytetin e Aleksandrisë. Protestuesit gjatë këtyre protestave kanë dënuar dhunën e ushtruar kundër qytetarëve në këtë vend e sidomos vrasjet në sheshet Rabiatul-Advija, Nahda, Ramsin si dhe arrestimet e përkrahësve të Muhamed Morsi. Të pranishmit në protestë kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve si dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve të Egjiptit. Protesta të tilla janë zhvilluar edhe në qytetin Fejum të Egjiptit ku kundërshtarët e grusht shtetit kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj Muhamed Morsi si dhe kanë dënuar dhunën e fundit të ushtruar në këtë vend. Protestuesit në rajonin Zejtun të Kajros gjithashtu kanë protestuar kundër grusht shtetit ushtarak si dhe kanë kërkuar kthimin e legjitimitetit dhe lirimin e të burgosurve./kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit