0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

20 fotografitë e javës nga “The Guardian”: refugjatët sirianë në Greqi e demonstratat në Gaza

Më të lexuarat

Protestat e 1 Majit anekënd globit, refugjatët sirianë në Greqi, demonstratat në Gaza dhe festivali i “Star Wars” në Irlandë – janë këto disa nga ngjarjet e fiksuara nga fotoreporterët profesionistë të përmbledhura nga e përditshmja prestigjioze, “The Guardian”.

Gaza. Protestues palestinezë vrapojnë për t’iu ruajtur gazit lotsjellës të hedhur nga ushtarët izraelitë gjatë përleshjeve në kufirin me Izraelin në lindje të Gazës. Komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Zeid Ra’ad al-Hussein, dënoi përdorimin e tepruar të forcës kundër demonstruesve. Protestat janë pjesë e “Marshimit të Madh të Rikthimit”, një lëvizje për të drejtat e palestinezëve në të gjithë Lindjen e Mesme që kërkon rikthimin e tyre në shtëpi pas largimit që pasoi luftën kur u krijua Izraeli, në vitin 1948.
Gaza. Demonstrues palestinezë reagojnë ndaj gazit lotsjellës të hedhur nga forcat izraelite gjatë protestës.
Pythio, Greqi. Një vajzë siriane e quajtur Zena mbahet nga refugjatët e tjerë në shinat e hekurudhës në fshat.
Varshavë, Poloni. Policia përleshet me mbështetës të së djathtës ekstreme, ndërsa ata marrin pjesë në një marshim për të treguar kundërshtinë e tyre ndaj politikave të majta dhe lëvizjes së punëtorëve.
McAllen, Teksas. Patrulla kufitare ndalon një grua pasi ajo u kap duke kaluar ilegalisht në Shtetet e Bashkuara nga Meksika.
Tegucigalpa, Honduras. Policët qëndrojnë jashtë pallatit bashkiak pasi demonstruesit i vunë zjarrin gjatë një proteste të 1 Majit ku kërkuan dorëheqjen e presidentit Juan Orlando Hernandez.
Ciudad Juarez, Meksikë. Një djalë nga zona Anapra kqyr lutjet kombëtare në murin kufitar midis Ciudad Juarez dhe parkut Sunland në Nju Meksiko.
Aden, Jemen. Umm Mizrah, një jemenite 25-vjeçare mban djalin e saj në peshoren e spitalit. Gruaja e cila është në tremujorin e dytë të shtatzanisë, është dukshëm nën peshë: 38 kilogramë. 17-muajshi Mizrah peshon vetëm 5.8 kilogramë, gati gjysma e peshës normale për moshën e tij.
Paju, Koreja e Jugut. Ushtarët çmontojnë megafonët që ishin vendosur për transmetimin e propagandës në afërsi të zonës së demilitarizuar që ndan Koretë. Koreja e Jugut ndaloi transmetimin nga megafonët gjigandë që përplasnin mesazhe ndaj ushtarëve në kufi, në gjest pajtues pas samiti historik ndër-korean.
Ciudad Juarez, Meksikë. Një burrë largon kalin e tij nga zjarri pas djegies së një grumbulli gomash të vjetra në një qendër riciklimi.
Gul Dara, Afganistan. Miq dhe të afërm të fotografit të AFP-së, Shah Marai Faizi, falën ndërsa mblidhen për funeralin e tij. Marai, që la pas gjashtë fëmijë, ishte një nga nëntë gazetarët e vrarë në dy sulmet vetëvrasëse që tronditën kryeqytetin afgan.
Karo, Indonezi. Vetëtimat mbi vullkanin e malit Sinabung. Vullkani u riaktivizua në vitin 2010 për herë të parë në 400 vjet. Ai shpërtheu sërish në vitin 2013, dhe ka mbetur aktiv prej asaj kohe.
Bnei Brak, Izrael. Fëmijë hebrenj ultra-ortodoksë ndezin zjarre gjatë pushimeve hebreje të Lag Ba’Omer. Festimet shënojnë fundin e epidemisë që thuhet se pothuajse shoi hebrenjtë gjatë kohëve romake.
Khan Yunis, Gaza. Zi-mbajtës ngushëllojnë nënën e një adoleshenti 15-vjeçar palestinez, Azzam Oweida gjatë funeralit të tij në jug të rripit të Gazës. Djali humbi jetën nga plagët një ditë pasi u qëllua nga forcat izraelite në përleshjet përgjatë kufirit.
Oqeani Indian. Ky imazh nga zyra australiane e sigurisë së transportit tregon mbetjet në shtratin e Oqeanit Indian. Kërkimet katërvjeçare nuk kanë mundur të lokalizojnë fluturimin Malaysia 370, por misionet për avionin e zhdukur mund të kenë ofruar zgjidhje për dy mistere të shekullit të 19-të. Historianët e marinës kanë publikuar një listë të shkurtuar të identiteteve të mundshme të dy anijeve të mbytura të gjetura gjatë kërkimeve për avionin malajzian, zhdukur në vitin 2014 me 238 persona në bord.
Havaj, Shtetet e Bashkuara. Vullkani Kilauea i fotografuar nga ajri pas shpërthimit që nxiti dhe një sërë tërmetesh.
Portmagee, Irlandë. Pushues bëjnë selfie së bashku me fansat e “Star Wars” në një udhëtim me varkë gjatë festivalit të saponisur si traditë “May The 4th Be With You”.
Lahoysk, Bjellorusi. Pjesëmarrës në garën e pengesave në një resort skiimi.
Berlin, Gjermani. Protestues të krahut të majtë ndezin zjarre në çatitë që bien mbi një demonstratë kundër kapitalizmi në një lagje të Berlinit, në prag të 1 Majit.
Madrid, Spanjë. Gratë thërrasin sllogane gjatë një proteste kundër lirimit të pesë burrave nga akuzat për përdhunim dhe dënimit të tyre për akuza më të lehta, si ngacmimi seksual. Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit