-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Bashkësia Islame e Kosovës: Në xhamia do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit

Më të lexuarat

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se muaji i Ramazanit përfundon ditën e mërkurë më 12 maj, ndërsa dita e parë e festës së Fitër Bajramit është ditën e enjte më 13 maj.

Sipas BIK-ut, për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, në xhamia do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit.

“Për shkak të gjendjes pandemike në xhamitë e vendit nuk do të ketë manifestim tradicional, madje edhe namazi i sabahut do të falet nëpër shtëpi, e në xhamia do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit. Falja e namazit të Fitër Bajramit do të bëhet në orën 05:53 ndërsa. Xhamitë do të hapen vetëm 15 minuta para faljes së namazit të Bajramit”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Kërkohet nga besimtarët që gjatë faljes së namazit të Fitër Bajramit të ruajnë distancën fizike dhe të respektojnë masat kundër COVID-19.

Hytben e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë do ta mbajë myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me një mesazh të shkurtë për këtë festë. Po ashtu, për shkak të gjendjes pandemike, myftiu i Kosovës nuk do të organizoj pritjen tradicionale të festës së Fitër Bajramit.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit