3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

FSK bashkë Ushtrinë Amerikanë zbarkon në Kuvajt, Kurti: Një moment krenarie

Më të lexuarat

Forca e Sigurisë së Kosovës është angazhuar në misionin e saj të parë ndërkombëtar bashkë me Ushtrinë Amerikane në Kuvajt. Misionin ndërkombëtar të FSK-së e ka përshëndetur kryeministri Albin Kurti, duke e cilësuar moment krenarie.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka përshëndetur kontingjentin e FSK-së në Kuvajt, duke thënë se Kosova po kontribuon për Paqen dhe Sigurinë ndërkombëtare.

“Bashkë-zbarkimi i parë ndërkombëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës me U.S. Army në Kuvajt, do të ndihmojë të forcojë aftësinë tonë për të mbrojtur veten duke përmirësuar ndërveprueshmërinë me partnerët tanë Amerikan”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë, transmeton Telegrafi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke përshëndetur misionin e parë ndërkombëtar të bashkëpunimit të FSK-së me Armatën Amerikane, ka thënë se ky është hap i rëndësishëm përpara.

“Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është në misionin e saj të parë ndërkombëtar të bashkëpunimit me ushtrinë amerikane. Me vite mësim dhe trajnime, ne tani jemi gati të kontribuojmë në paqenë dhe sigurinë globale. Një moment krenarie”, ka shkruar Kurti në Twitter. / Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit