14.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Arabia Saudite: Dy doza të vaksinës janë të kërkuara për haxhinjët

Më të lexuarat

Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite në qytetet e Medinës dhe Mekës po ndërmerr aktivitete për të rritur përqindjen e të vaksinuarve në të paktën 60 përqind para datës 1 Dhul-Hixhe të 1442, pra më 13 korrik të këtij viti, raporton gazeta Saudite Okaz.

Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Programin Kombëtar të Transformimit, ka përgatitur një plan shëndetësor, i cili përcakton që të gjithë të përfshirët në realizimin e haxhit këtë vit duhet të marrin dy doza të vaksinës së Covid-19 të aprovuara në Arabinë Saudite.

Gjithashtu, përveç përcaktimit që pelegrinët e brendshëm duhet të marrin dy doza vaksine para datës 1 Dhul-Hixhe, Ministria e Shëndetësisë ka në plan të vendosë të njëjtin kusht për pelegrinët që vijnë nga jashtë të cilët do të duhet të vaksinohen me dy doza të vaksinës të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ku doza e dytë e vaksinës duhet të merret shtatë ditë para hyrjes në Arabinë Saudite, transmeton kohaislame.com

Gjithashtu, pelegrinët do të duhet të bëjnë një test negativ COVID-19 72 orë para se të hyjnë. Ministria do të detyrojë të gjithë pelegrinët t’i nënshtrohen një karantine tre-ditore, gjatë së cilës institucionet kompetente do të përsërisin testin e tyre laboratorik, raporton Saudigazette.com.sa.

Plani nuk do të lejojë që grupet më të prekshme të vijnë në Haxh, dhe për këtë do të kufizohet mosha e personave që bëjnë haxh që të jenë mes 18 dhe 60 vjeç, transmeton kohaislame.com.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit