-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

18-vjeçarja nxënëse shembullore në Pejë largohet nga shkolla për shkak të shamisë

Më të lexuarat

A.D. u largua nga gjimnazi “Bedri Pejani” në Komunën e Pejës prej ditës së parë të këtij fillimviti shkollor. Lidhur me këtë rast, imami Labinot Maliqi ka bërë kërkesë për shfuqizimin e këtij udhëzimi që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.

Derisa u paraqit para objektit të MASHT-it, Maliqi ka kërkuar nga e para e këtij dikasteri qeveritar, Ministre Arbërie Nagavci, shfuqizimin e këtij udhëzimi dhe rikthimin e menjëhershëm të vajzave me mbulesë në shkollë.

“Nxënësja 18-vjeçare A.D u largua me urdhër të drejtorit Musa Nikqi në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor. Parimi kryesor i cdo feje është arsimi. Shumë besimtar kanë kontribuar në arsimimin e gjeneratave të reja dhe nuk ka asnjë problem që hoxhollarët nuk mund ta zgjedhin. I bëjë thirrje ministres Nagavci që të shfuqizojë këtë udhëzim, në mënyrë që askush mos të ndihet i thyer. Nagavci të bëjë të mundur kthimin në shkollë të kësaj vajze e cila është shembullore edhe në sjellje edhe në mësime”, ka thënë mes tjerash ai/indeksonline

Ndryshe, që nga viti 2010, Maliqi thotë se personalisht është marrë me 50 raste të nxënësve që kishin probleme me vijimin e shkollës për shkak të bartjes së shamisë.

/Prinderimi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit