-1.2 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

18 vjeçari rrezikon verbërinë, familja apel për ndihmë, s’ka para për operacionin (VIDEO)

Më të lexuarat

Rijadi, 18 vjeçari nga Llopati i Kumanovës dëshiron që të sheh botën sikur moshatarët e tij. Nga mosha 1 vjeçare mbi 90 për qind ka humbur shikimin. Edhe pas 5 operacioneve, nuk kishte rezultate, ndërsa tani rrezikon ta humbë të gjithë shikimin, njofton televizioni 21.

“Tash duhet ta kryej edhe një operacion tjetër, kanë thënë operacionin e fundit kur e kam kryer ta bëj edhe një për ti ndërruar thejrrësat brenda, sepse kur i kisha 5 vjet më kan vendosur thjerrëza”, u shpreh Rijad Sulejmani.

Mes lotëve të nënës së Rijadit ka pak shpresë, se djalit të saj një ditë do ti kthehet drita e syve. Ajo shpreson tek operacioni i fundit që duhet ti sigurohet Rijadit jashtë shtetit. Por ky operacion kërkon një shumë të madhe të hollash që familja nuk mund t’ia siguron.

“Vetëm për djalin i kisha lutë të gjithë popullin tonë të na ndihmojnë sa kanë mundësi, t’ia falim pak dritë”, tha Naxhije Sulejmani.

Rijadi duhet të udhëtojë për në Rusi për t’iu nënshtruar operacionit të fundit, që sipas familjarëve është shpresa e fundit për shërimin e tij. Ata thonë se nuk janë në gjendje për të përballuar koston e operacionit që shkon mbi 24 mijë euro. Shpresat e tyre janë tek njerëzit human që mund të ndihmojnë.

Rijadi na përcolli me shpresën dhe porosinë se herën tjetër kur do ta takojmë do të na tregojë për vendet e bukura që i ka parë.

https://www.youtube.com/watch?v=nsSOx-jR31A

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit