Një grup personash sulmuan banesën e një familjeje turkmene në Kirkouk, në veri të Irakut.
Të paktën 17 persona, ndër të cilët katër anëtarë të së njëjtës familje, kanë mbetur të vdekur si pasojë e akteve të dhunës në Irak, sipas një bilanci të publikuar nga burime mjekësore dhe sigurie.
”Një grup personash sulmuan banesën e një familjeje turkmene në Kirkouk, në veri të vendit, ku vranë një çift dhe fëmijët e tyre me armë të ftohta”, theksuan burimet.
”Katër policë po ashtu u vranë në këtë qytet, ndërsa nëntë persona të tjerë u vranë në disa sulme të tjera me bomba artizanale”, sipas burimeve.kohaislame