1.2 C
Pristina
E premte, 16 Prill, 2021

SIRI – TË PAKTËN 70 TË VDEKUR NË MASAKRAT E FUNDIT

Më të lexuarat

Bëhet e ditur se gjatë përleshjeve në Hama repartet ushtarake qeveritare kanë vrarë 50 vetë, kurse në bombardimet që janë bërë në jug të vendit kanë mbetur të vdekur 16 opozitarë.

Nga Siria vazhdojnë të vijnë lajme për masakra të reja.

Njoftohet se të paktën 70 persona kanë vdekur në masakrat e fundit.

Bëhet e ditur se gjatë përleshjeve në Hama repartet ushtarake qeveritare kanë vrarë 50 vetë, kurse në bombardimet që janë bërë në jug të vendit kanë mbetur të vdekur 16 opozitarë.

Ndërsa kampi i refugjatëve palestinezë në kryeqytetin Damask ka qenë në shënjestër të mortajave të ushtrisë siriane.

Predhat e mortajës që ranë në rrugë ndërsa palestinezët që jetojnë në Siri po përgatiteshin për të ngrënë iftarin shkaktuan vdekjen e 20 personave.

Regjimi i Esadit akuzon opozitarët për këtë sulm, kurse opozitarët pretendojnë se predhat e mortajës janë hedhur nga repartet e artilerisë së ushtrisë qeveritare.

Kurse luftimet në Halep tani po zhvendosen dhe intensifikohen nga hyrja e qytetit drejt lagjes Selahadin.kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit