3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

168 akademikë italianë kërkojnë t’i bojkotojnë universitetet izraelite

Më të lexuarat

Gazeta hebreje Yedioth Ahronoth, tha të premten se ky veprim është marrë për shkak se këto universitete ndihmojnë ushtrinë izraelite në zhvillimin e armëve sulmuese që përdorën për të shtypur palestinezët.

168 akademikë italianë dhe studiues nga shtatë universitete kanë nënshkruar një peticion duke bërë thirrje për një ngrirje të të gjitha marrëveshjeve akademike me Institutin Teknologjik të Izraelit dhe të gjitha universitetet izraelite.

Në Peticioni shkruan: Ne jemi akademikë, studiues dhe ligjvënësit në universitetet italiane, ne jemi të shqetësuar thellësisht nga bashkëpunimi i vazhdueshëm me Institutin Teknologjik të Izraelit.

Universitetet Sioniste marrin pjesë në hulumtimet ushtarake dhe në zhvillimin e armëve të cilat ushtria e Izraelit i përdorë kundër popullit palestinez; përveç kësaj, ata i ofrojnë ndihmë ushtrisë izraelite dhe në kolonizimin e palestinezëve.

Këto janë përmendur edhe në peticion : Instituti Teknologjik i Izraelit është më i përfshirë se universitetet e tjera izraelite në sistemin industritë ushtarake izraelite, ku ai bën hulumtime në një seri të teknologjive të armëve ‘që janë përdorur për të shtypur dhe për të abuzuar palestinezët

Në Peticion gjithashtu thuhet se: Ky bashkëpunim e bën Institutin Teknologjik të Izraelit bashkëpunëtor në shkelje të ligjeve ndërkombëtare, prandaj, duke bashkëpunuar me te po bashkëpunon me autoritetet e pushtimit izraelit.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit