Një total prej 164 personash janë vrarë gjatë javës së kaluar të protestave në Kazakistan, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë të cituara nga media shtetërore kazake.
Më shumë se 2 200 qytetarë janë plagosur në dhunën, e cila pa që forcat e sigurisë kazake iu përgjigjën me dorë të rëndë protestuesve antiqeveritare.
Demonstratat e nxitura nga rritja e çmimeve të karburantit filluan një javë më parë në Kazakistanin perëndimor, një vend më i madh sesa e gjithë Evropa Perëndimore, përpara se të ktheheshin në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë autoritare.
Në Almaty, qyteti më i madh i vendit, protestat u shndërruan në trazira dhe përleshje që lanë ndërtesa të djegura dhe biznese të grabitura.
Sipas raportit të televizionit shtetëror, 103 persona, përfshirë dy fëmijë, vdiqën vetëm në Almaty.
Fillimisht ishte e paqartë se sa nga viktimat ishin civilë.
Më parë, autoritetet kishin folur për më shumë se 40 të vdekur, mes tyre të paktën 16 policë dhe ushtarë. /atsh