Së paku 16 persona janë plagosur si pasojë e të shtënave mes dy grupeve rivale në parkun e New Orlans, në një hapësirë publike ku ishin mbledhur mbi 300 veta në një aheng për të bërë një videoklip të një kënge, thonë policia lokale.
Ende nuk lajme për dikën të vdekur, por ajo që ndodhi ishte e tmerrshme thonë ata që ishin prezent në atë vend. Ajo kishte ndodhur në natën e vonë të ditës së diel. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në qendrat më të mëdha spitalore.
Ende nuk dihet shkaku i këtij sulmi, por sipas disa burimeve thuhet se ata kishin një hasmëri dhe përleshje të mëhershme dhe kjo shihet si një hakmarrje mes bandave./KohaIslame