-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

155 muxhahedinë mbërritën nga Iraku me një avion amerikan

Më të lexuarat

Lajmi për ardhjen e 155 anëtarëve të rezistencës iraniane u bë i ditur nga agjencia e lajmeve e këtij vendi, Fars News, por më vonë edhe Ministria e Brendshme konfirmoi për “TCH” se një avion me muxhahedinë është ulur në aeroportin e Rinasit para pak ditësh.

155 muxhahedinë kanë mbërritur gjatë muajit gusht në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga “Fars News Agency”, një media online në Iran, sipas së cilës, ata janë strehuar në vendin tonë sipas marrëveshjes me Amerikën.

Në shkrim thuhet se, grupi i muxhahedinëve erdhi në Shqipëri me një avion privat amerikan dhe ata janë strehuar nëpër banesa private.

Lajmi konfirmohet edhe nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, të cilat pohuan për “Top Channel” se një avion me muxhahedinë është ulur në aeroportin e Rinasit para pak ditësh.

Muxhahedinët konsiderohen si grupim i rezistencës ndaj regjimit në Iran, ndërsa në vendin tonë janë strehuar prej vitesh një grup prej tyre.

Marrëveshjet e Berishës dhe Ramës

Vendimi për strehimin në Shqipëri i muxhahedinëve u përcaktua nga një marrëveshje që qeveria shqiptare e drejtuar nga Sali Berisha firmosi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2013 për rreth 230 muxhahedinë që mbaheshin në kampet amerikane të ngritura në Irak.

Me ardhjen në pushtet të kryeministrit Edi Rama, kjo marrëveshje u zgjerua dhe një numër shumëfish më i lartë muxhahedinësh mbërritën në Shqipëri larg vëmendjes së opinionit publik. Por vizita në Tiranë e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry i riktheu sytë nga anëtarët e grupit disident Mujahedeen-e-Khalq, të cilët jetonin në hije, ndërsa detaje të reja rrodhën mbi një dakordësi mundshme të Tiranës zyrtare për të pranuar një numër prej 2 mijë muxhahedinësh të tjerë.

Duke e cilësuar këtë një çështje të sigurisë, qeveria shqiptare nuk ka zbardhur termat e marrëveshjet dhe numrin e saktë të muxhahedinëve që pritet të strehohen në Tiranë. Por korrespondentja e Zërit të Amerikës, Pam Dockings, e cila ishte në avionin që solli sekretarin Kerry në Tiranë njoftoi se Shqipëria ka pranuar të strehojë edhe 2 mijë disidentë të tjerë iranianë.

Ministria e Brendshme ka thënë se nuk është e autorizuar të deklarojë numrin e saktë të muxhahedinëve që kanë ardhur apo pritet të mbërrijnë në Shqipëri. Ministria ka sqaruar se pranimi i tyre u nënshtrohet konventave ndërkombëtare për azilkërkuesit. Sipas saj, ata strehohen fillimisht në Babrru ku kryhen procedurat ligjore dhe pajisen me dokumentacion dhe leje qëndrimi./Mapo

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit