3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

150 pjesëtarë të MUP-it, pjesë e institucioneve të Kosovës

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka konfirmuar sot para Komisionit për Legjislacion se një pjesë e strukturave te sigurisë që veprojnë në veri do të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës.

“Për 800 pjesëtarë nuk ka vend, por rreth 150 pjesëtarë do të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës”, tha Kuçi.
Ai ka thënë se deri më 15 qershor do të sqarohet çështja e dy pagave që marrin qytetarët e veriut.
“Prej 15 qershorit ata do të marrin vetëm një pagë. Qeveria e Serbisë do të marr një vendim transparent edhe sa i përket kësaj çështje”, theksoi ai.
Ndërkohë, Kuçi ka treguar se 15 korriku është data e fundit kur duhet të shpërbëhen të gjitha strukturat ilegale.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka sqaruar nuk do të ketë amnisti për kriminelë, por vetëm për ata që kanë punuar në administratë në Veri.
Ai ka marrë shembullin e një kryetari të një komune dhe të një vrasësi, duke thënë se vetëm kryetari i Komunës do të amnistohej.
“Kriminelët janë të gjithë njësoj si shqiptarë si serbë”, tha Kuçi.
As në këtë takim në Komisionin për Legjislacion nuk është diskutuar për kohën që do të vlejë amnistia.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit