10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Milani bisedon blerjen e dyshes Pastore-Lavezzi

Më të lexuarat

Milani është vendosur në kontakt me Paris SG, me të cilin duket se mund të bisedojë blerjen e mundshme të Pastore-Lavezzi, ndërsa pista që të çon tek Carlitos Tevez vazhdon që të jetë e hapur.

Kështu informoi ditën e hënë e përditshmja “La Gazzetta dello Sport”, e cila nga burime të brendshme siguron se Milani vazhdon të jetë në tratativa për forcimin e sulmit, ndonëse ky repart konsiderohet gjerësisht si më i forti tek kuqezinjtë, tramnsmeton TCH.

Sipas kësaj gazete, ishte drejtori i përgjithshëm, Adriano Galliani, ai i cili zhvilloi gjatë ditës bisedimet me homologun dhe mikun e tij tek parizienët, me Leonardon.

Ndërkohë, në zhvillimet nga klubi tjetër i Milanos, vijnë lajme të mira për trajnerin Walter Mazzari, me mesfushorin Guarin që ka konfirmuar qëndrimin e tij tek zikaltërit, ndërsa mësohet se drejtori sportiv, Branca, është duke negociuar me Catanian për afrimin në Milano të dy futbollistëve të klubit siçilian.

Bëhet fjalë për sulmuesin argjentinas Gomez dhe bashkëkombasin e tij, mesfushorin e avancuar Barrientos, të konsideruar prej 18 herë kampionëve të Italisë si lojtarë të një cilësie të tillë, që mund të përmirësojnë skuadrën aktuale.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit