-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

15 pyetje për ta nxënë hoxhën ngushtë – letra që ia lanë në derë hoxhës së Prizrenit

Më të lexuarat

Kjo “Hajmali” më është lënë në pragun e Xhamis time duke kërkuar “përgjigje” nga unë. Sigurishtë pyetjet janë te përpiluara në mënyrë të veqantë dhe kanë karakter “poshtërues” dhe jo kërkues.
Sido që të jetë edhe ne do të i përgjigjemi “FILANIT” me aq sa kemi mundësi:

 
1.A jeni Shqiptar apo Musliman ?
1.Jam që të dyja edhe Shqiptar edhe Musliman, këtë të parën nuk më ka pyetur Allahu.xh.sh kur ka zgjedhur që të jem Shqiptar dhe mesiguri se edhe nuk do të më marrë në pyetje sepse nuk kam pas mundësi të “ZGJEDHË”. Jam Musliman Elhamdulilah dhe jamë shumë krenare njejtë si 1.9 Miljardë Musliman anekënd botës që i kam vllëzër,dhe shpresoj se nëpërmjet kësaj zgjedhje do të fitoj Xhennetin (Parajsën).
2.Pse nuk flisni Shqip në Xhami,por Arabishtë?
2.Kjo lë me kuptu që nuk ke qenë në xhami sepse gjithë ligjeratat janë dhe kanë qenë shqip.Mirpo nëse mendon lutjet pse bahën Arabishte atëher kjo është përgjigja.Islami është fe globale dhe në gjithë botën po të shkoje lutjet janë po ato të njejta qoft edhe nëse një Amerikan,Kinez,Gjerman etj po te falëshin mbrapa nje shqiptari do ta kuptonin.
Është po e njejta punë sikur Kardiologun( Zemrologun 😉 ),Apo Otorinolaringologun (Mjekun për fyt,hunde,dhe vesh) etj apo PARACETAMOLIN (Ilaqin kunder temperatures) Apo Mausin(Miun e kompjutorit) qe janë “universale”dhe qe ato fare nuk i konteston pse ne u themi ne gjuhë te huaja 🙁 .
3.Pse nuk e mbuloni Xhenazë me flamur kombëtar?
3.Rahmetliu Mulla Jakupi do të thoshte “Nuk jemi tu e nisë për Bruksel por për tek Zoti.xh.sh”
“Flamuri” nuk është flamur Arab por një pelerinë ne te cilën janë te vendosura lutjet për një të vdekur.
Thotë Allahu.xh.sh “C’do shpirt do ta shijoj vdekjen pastaj tek ne do të ktheht”(Kur’an).
4.K’ta me mjekra dhe k’to me shamia nuk janë kultur e jona?
4.Fatkeqsishtë nuk ki aspak lidhje me kulturën dhe unë pa modesti e kam një master për kultur dhe tash ki me lexu me vëmendje.
Mjekra ka qenë “han e dan” cilësi e burrave të mëdhenjë shqiptar fillojme me: Skenderbeun,Ismail Qemailin,Ymer Pruzrizrenin,Adem Jasharin,Ali pash Tepelenën etj.
Poashtu edhe shami ka qenë pjes e kulturës qofshin ato gra te komunitetit musliman apo krishter p.sh. Gonxhe Bojaxhiu (Nene Tersa) e krishtere por me mbules edhe sot e kësaj dite ne Mirditë ka plot gra që kanë mbulesa po ashtu edhe grat muslimane posedojne mbulesën e tyre te veqante.PO SOTË DJEMT DHE BIJAT TONA CILEN KULTUR JAN TU E NDJEKUR?
5.Xhamia është mbrapambeturi?
5.E thua ti fatmirësishtë po ka plot si puna jote qe shkojne edhe me largë qe e fyejne q’do institucion fetar.
Xhamia asnjëher nuk ka qenë mbrpambeturi perkundrazi ka qenë “halë ne sy” për Injorantët,matrapazët,ryshfetgjinjët,tradhëtarët, hajnat,kriminelët,të pashkolluarit etj,sepse gjithë këto kategori dhe shumë tjera duke përfshirë Drogagjinjët,Alkooliqarët,prostuticionistet, Fajdegjinjët, etj i ka luftuar dhe vazhdon të i luftoj.
6.A ma shum e don Turkun apo Shqiptarin Katolik.
6.Padyshim qe jam i thirrur te i dua gjithë krijesat që ka krijuar Allahu.xh.sh. dhe ti urrej ata qe bajne trazira në tokë thotë Allahu.xh.sh.
“E kur atyre u thuhet mos e prishni rendin ne tokë,ata thonë -jo ne jemi vetëm paqëtues”(Kur’an).Andaj Turkun,dhe gjith Myslimanët ne bote i dua ashtu qysh nje Indian e don (Nene Teresen) katolike shqiptare, apo qysh nje katolik shqiptar e don Pap Franqeskun Argjentinas etj.Per ketë arsye jamë musliman qe ta pëcjell bukurinë,hijeshinë,dhe dashurinë jo vetëm në mes te popullit tim por ne gjith botën.
Ka dashur Allahu.xh.sh qe 97% Musliman dhe 1.1% te Krishter kurr te mos ken as telashin me te vogël ,lutem që kjo harmoni te vazhdoj deri ne dotën e gjykimit besoj se ky është sinjali me i mirë i dashurisë.
7.Pse e lejoni me e marre vajzën e axhës dhe të Tezes për grua?
7.Ne nuk jemi ata që lejojme ose ndalojmë për këtë punë është Allahu.xh.sh.
Kët që po e thu ti nuk e ke kuptuar sa duhet sepse “JO Q’DO LEJIM ËSHTË EDHE OBLIGIM” andaj nëse ti nuk don me marrë ashtu qysh nuk e qon reni tek ne atëher mos e merr ne rregull është,mirpo mos i bëj me faj për këtë punë muslimanët sepse,një pjes dērmuese e botës e praktikojnë këtë zakon fillo prej serialeve që neve na servirën qe jan prodhim Brasilian,Argjentinas,Spanjoll etj e vazhdo gjer tek Mbretresha e Anglis që për burre e ka kusherinin e saj Princin Filip.
8.C’ka bëri Medreseja gjatë luftës ne Kosovë.
8.Me këtë pyetje e ke për qëllim mesiguri c’ka bëri B.I.K dhe angazhimi i tyre gjat luftës.
Përgjigja është GJITHQKA……C’KA NUK BËRI ME THUAJ, që nga hoxhallarët që u sakrifikuan dhe vdiqën për këtë Tokë duke vazhduar me mbi 100 invalid e veteran, e duke vazhduar që ti digjen mbi 250 xhami të cilat kanë shërbyer si shkolla gjat ndalesës.PSE NUK PO PYET PO TJERËT CKA BËNË?.
9.Pse Muslimanët spo na njohin ?
9.Rahmet prej së gjalli me i thënë Dr.Shefqet Krasniqi do tē thoshte kështu:
-Qendra e të Krishterëve Vatikani nuk na ka njohur !
-Qendra e Jehudinjëve Tel Avivi nuk na ka njohur!
-Qendra e Budismit Kina nuk na ka njohur!
-Qendra e Hinduismit India nuk na ka njohur!
-Qendra e Ortodoksismit Rusia nuk na ka njohur!
-KURSE QENDRA E ISLAMIT MEKKA NA KA NJOHUR edhe pse rroli strategjiko politik i tyre ne raport me ne është shumë i pakët,por mbrenda muslimanëve ka vende që nuk na kanë njohur njejtë siq janë Greqia,Rumani,Spanja,Qipro,Brasili,etj.
10.Kush ka dalë prej asaj dunjaje me na kallxu që është e vërtetë ?
10.Muhamedi a.s. është ai i cili e pa atë dunja,por nuk po e di sa je besimtar atëher po të përgjigjem pak logjikishtë, Po mrekullin e krijimit tendë a nuk po e sheh,po krijimin e qiellit të tokës etj a nuk po e sheh,po te keqën dhe të mirën a nuk po i sheh, po knaqësin e te qenurit prind a nuk po e sheh,po te mirin e te ligun ateher nëse i sheh gjith keto dhe thua se nuk ka më mirë se kaq q’te bëjme me ty.
11.K’to që po i thoni ju po doni me bo shtet Islamik?
11.Fillimisht nuk e kemi atë fatë me gjyku sipas parimeve Islame sepse gjithë kto parime janë ligje hyjnore te Allahut.xh.sh.
Por përsëri me duhet te them ate që e thot më së miri Mulla Jakup Hasipi (“Me kastraveca nuk bëhet dhe nuk arrihet ligji i Allahut.xh.sh”).
12.Pse me shku ne Arabi me ua dhon parët Arabëve,në vend se me nreq ndonje rruge,urë apo shkollë?
12.Me këtë mesiguri e ke fjalën për HAXHIN.
Haxhi është njera ndër Pes shtyllat e fes Islame që për ta përmbushur duhet të i kesh mundësitë përndryshe nuk je i obliguar.
Mirpo nëse e ngrehim këtë paralele është njejtë sikur të u thuash bashkëatdhetarëve tanë që të mos shkojnë ne Ulcin se po ua qojne paret Malazezëve,ose Antalia se parët po ua dergojne Turqve ose ne Spanje etj.
I nderuar sot kemi Ministri te Arsimit që kujdesët për shkollat,paguajmë tatime te ndryshme për infrakstrukturën rrugore, ka Minstri për mirqenje Sociale etj,Mbaje ne mend Muslimanët edhe përkundër pse shkojnë ne Haxh përsëri janë ata që kan kontribuar dhe vazhdojnë te kontribojnë ne ndërtimin e shtetit të tyre.
13.Përse ta Besojmë Muhamedin Arab për profet kur i kemi profetët tanë si Skenderbeun,Ibrahim Rugovën etj.
13.Fatkeqësishte je duke u treguar injorant BEJ DALLIMIN MES PROFETËVE DHE POLITIKANËVE,Mbrapa profetëve qëndron Zoti Fuqiplot ,Kurse mbrapa politikanëve mendja e tyre qe shpeshëher është e gabuar dhe e përzime me kojtjen e kësaj dunjaje.
14.Pse Hoxhallarët kan qenë servil të pushtetit?
14.Fatkeqësishtë diapazoni yte ne raport me njerzit e fesë është shumë i ngushtë,ose ndoshta urrejtja jote është aq e ligë sa që te bën poshtërues ndaj vetvetës tende.Por ja përgjigjën
Asnjeher Hoxhallarēt nuk kan qenë servil p.sh. merre shembull hoxhë Ymer Prizrenin,ose Hoxhë Mulla Idriz Gjilanin,ose 40 hoxhallarët e vdekur ne vijë te frontit por mundë të i kesh shembull edhe këta të gjallët si Dr.Shefqet Krasniqin, Hoxhe Samidin Xhezairin,ose hoxhe Kurtish Hoxhajan,Orhan Bislimaj, Samidin Maqkaj e shume e shumë tjerë,nëse donë te tjerë hajde e ti numroj nga një nga një dhe të tregoj për të bëmat e tyre.
15.Pse Zoti ka krijuar Budallenjë si puna jote?
15.Për të të sprovuar ty besoj 😉
Megjithatë nëse aludon me “Budalla” ne njeriun që ka të meta psikike mendoj që e ke gabim sepse plot të tjerë kan nga një të metë,mirpo për mendimin tim Budalla është një njeri me mendje të shëndosh qe bën gjestet sjelljet dhe veprat madje edhe fjalëte një njeriu me të meta psikike.
P.S.Jam i knaqur për interesimin tendë shpresoj të bindesh për të mirë i nderuar munde edhe të më takosh direkt mos u frigo nuk ta falim namazin e gjenazes për së gjalli. 😉 🙂

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit