1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

13,593 raste aktive me coronavirus në Kosovë, sot nis vaksinimi i personelit shëndetësor

Më të lexuarat

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se numri total i rasteve pozitive është 88.755 raste nga 418.488 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.844 raste të vdekjes.

Ndryshe, mbrëmë kryeministri i vendit, Albin Kurti u vaksinua në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, e më pas zyrtarja e OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli, infektologu Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi.

Ndërkaq, procesi i vaksinimit zyrtarisht nis sot në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetor”, kurse në komuna të enjten ose premten e kësaj jave.

“Me arritjen e kontingjenti të parë të vaksinave, të parët që do të fillojnë të vaksinohet do të jenë personeli shëndetësor të cilët janë në vijë të parë të frontit dhe personat mbi moshën 80 vjeçare me sëmundje kronike më të mëdha”, ka thënë ministri Vitia.

Të dielën mbrëma ka ardhur kontingjenti i parë i vaksinave antiCOVID-19 me rreth 24 mijë doza. Kosova është vendi i fundit në rajon që ka nisur procesin e vaksinimit.

Këto dërgesa, të parat për Kosovën, janë siguruar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim.

Ministri Vitia një ditë më parë po ashtu ka thënë se është duke u bërë një vlerësim i përgjithshëm i situatës epidemiologjike në vend, të cilën janë duke e bërë së bashku me ekspertët shëndetësorë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe për çfarëdo ndryshim të masave që mund të ketë do ta bëjnë në bashkëpunim me komunat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit