-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

13 milionë franga është roga më e madhe në Zvicër

Më të lexuarat

Në Zvicër vazhdojnë të paguhen shuma astronomike menaxherëve të lartë të kompanive të mëdha. Kjo ndodh edhe pas votimit të vitit kaluar nga populli, të iniciativës “kundër zhvatjes”.

Kështu, kryemanaxheri i kompanisë së madhe farmaceutike të Bazelit Joseph Jimenez për punën e tij të realizuar gjatë vitit 2013 është shpërblyer me 3.23 milionë franga. Kjo pagë që nuk ka ndryshuar nga ajo e një viti më parë, përmban rrogën fikse që është “vetëm” 2.06 milionë dhe pjesa tjetër janë shpërblime në forma të ndryshme si bonuse etj.

I dyti në listën e personave me pagat më të mëdha në Zvicër vjen po ashtu nga Novartis. Ai është David Epstein nga sektori Pharma, i cili ka fituar 9.27 milionë dollarë ose 8.32 milionë franga ndërsa në vendin e tretë është menaxheri Mark C. Fishmaninstitutit për hulumtime biomedicinale. Ai ka fituar 7.54 milionë dollarë që bëjnë 6.77 milionë franga.

I gjithë kreu prej 11 menaxherëve të Novartisit gjatë vitit që shkoi ka fituar marrë së bashku 67.7 milionë franga, është bërë e ditur në një raport të publikuar të mërkurën nga ky koncern. Këtu bën pjesë edhe ish shefi, Daniel Vasella, i cili me 2.98 milionë franga, është proporcionalisht njeriu më i paguar, kur dihet se ai ka punuar vetëm deri në fund të muajit shkurt të vitit të kaluar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit