7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Gjermania zgjat afatin e qëndrimit të raketave Patrion në Turqi

Më të lexuarat

Gjermania, në fund të vitit 2012 dërgoi dy bateri me raketa Patriot në Turqi për të paralajmëruar çdo kërcënim të mundshëm me raketa nga Siria.

Bateritë Patriot do të qëndrojnë në Turqi edhe për një vit tjetër.

Propozimi i qeverisë gjermane në fillim të këtij muaji për të zgjatur afatin e baterisë Patriot edhe për një vit u pranua nga Parlamenti federal gjerman.

Në votim, 523 deputetë votuan “Pro”, 71 dolën kundër, ndërsa 7 të tjerë abstenuan. Në votim mori pjesë edhe Ministrja e Emigracionit dhe Integrimit të Gjermanisë, Aydan Özoğuz.

Në përgjigje të kërkesës së Turqisë për ndihmën e NATO-s, SHBA-ja, Gjermania dhe Holanda dërguan në vitin 2012 nga dy bateri me raketa patriot për të nxitur mbrojtjen ajrore të Turqisë kundër kërcënimeve të mundshme nga Siria.

Bateritë Patriot të ofruara nga Gjermania kanë qenë të stacionuara në Kahramanmarash që nga janari 2013 nën komandën dhe kontrollin e NATO-s.

Kostoja e vendosjes, e cila vlerësohet të jetë rreth 25 milion euro, mbulohet nga Gjermania.

Sipas misionit të NATO-s, dy bateri holandeze janë duke operuar në krahinën jugore të Adanas, ndërsa dy bateri të ardhura nga Shtetet e Bashkuara janë të vendosura në krahinën juglindore të Gaziantepit./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit