1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

13 Çrregullime të shkaktuara nga mungesa e ujit

Më të lexuarat

Shumica e njerëzve nuk mendojnë se duhet të shqetësohen për dehidratimin. Për ta, dehidratimi është diçka që u ndodh udhëtarëve në shkretëtirë, kur ata mbeten pa ujë. Por ekziston dhe një formë kronike e dehidratimit që nuk e ka natyrën e papritur dhe intensive të formës akute. Dehidratimi kronik është gjerësisht i përhapur në ditët e sotme dhe ndikon te të gjithë që nuk konsumojnë lëngje mjaftueshëm.
Kjo listë e përbërë nga 13 simptoma do t’ju frymëzojnë për të shkuar të konsumoni një gotë me ujë, dhe pastaj një tjetër, dhe një tjetër …
Pas çdo simptome të radhitur tregohet si ndikon mungesa e lëngjeve.

1. Lodhja, humbja e energjisë:Dehidratimi i indeve shkakton aktivitet enzimatik të ngadalësuar.
2. Plakja e parakohshme: Trupi i një fëmije të porsalindur është i përbërë nga 80 për qind lëng, por kjo përqindje bie në jo më shumë se 70 për qind tek një i rritur dhe vazhdon të bjerë me moshën.
3. Pesha e tepërt dhe Trashja:Ne mund të hamë tepër, në kërkesë te ushqimeve te pasura me ujë. Shpesh herë ne ngatërrojmë etjen me uri.
4. Presioni i lartë dhe i ulëti gjakut: Volumi i gjakut trupor nuk është i mjaftueshëm për plotësim të të gjithë grupeve të arterieve, venave dhe kapilarëve.
5. Kolesteroli: Kur dehidratimi shkakton shumë lëngje të drenazhohen nga brenda qelizat, trupi përpiqet për të ndaluar këtë humbje duke prodhuar më shumë kolesterol.
6. Kapsllëku: Kur ushqimi i përtypur hyn zorrën e trashë, përmban shumë lëngje për të mundësuar jashtëqitjen të formohet siç duhet, ndërsa muri i zorrës së trashë e zvogëlon atë. Gjatë dehidratimit kronik, zorra e trashë merr shumë ujë për t’u dhënë pjesëve të tjera të trupit.
7. Çrregullime të tretjes: Në dehidratimin kronik, mungon sekrecioni për tretjen e ushqimit.
8. Gastriti, ulçerë e stomakut: Për të mbrojtur membranat mukoze të saj nga shkatërrimi me anë të lëngu digjestiv acidic stomaku sekreton një shtresë të mukusit.
9. Problemet respiratore: membranat e mukozës së rajonit të frymëmarrjes janë paksa të lagësht për të mbrojtur rrugët e frymëmarrjes nga substancat që mund të jenë të pranishme në ajrin e thithur.
10. Çekuilibëri Acido-Alkalin:Dehidratimi aktivizon ngadalësim enzimatik që shkakton acidifikim.
11. Ekzemë: Trupi juaj ka nevojë lagështie të mjaftueshme për djersitje diku prej 600 deri 700 ml. uji,sasi e nevojshme për të holluar toksinat në mënyrë që ata të mos irritojnë lëkurën.
12. Infeksionet urinare: Nëse toksinat e përfshira në urinë nuk janë holluar mjaftueshëm, ata sulmojnë membranat mukoze urinare.
13. Reumatizmi: Dehidratimi rrit dukshëm përqendrimin e toksinave në gjak dhe lëngjet qelizore dhe ashtu rrit ankthin në proporcion me përqendrimin e toksinave.

Çdo ditë ne humbim ujë përmes frymëmarrjes, djersitjes, urinimit dhe lëvizjeve të zorrëve. Për funksionim tëmire të trupit, ju duhet të plotësoj furnizimin e saj me ujë, pije dhe ushqime që përmbajnë ujë.

Pra, sa lëngje duhet konsumuar mesatarisht njeriu i rritur dhe i shëndetshëm në klimë të butë brenda ditës? Institutet medicinale përcaktojnë se konsumimi adekuat për një burrë të rritur duhet qenë rreth 3 l. (rreth 13 gota) lëngje, ndërsa femrat duhet konsumuar rreth 2,2 l.(9 gota) për çdo ditë.

www.mayoclinic.com
Përshtati: Lutfi Muaremi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit