-4.8 C
Pristina
Sunday, January 5, 2025

12 të vrarë nga masakra në Malin e Zi, vetëvritet autori

Më të lexuarat

Prokurorja Nastiq ka njoftuar mbrëmë në orët e vona se vrasjet janë kryer në pesë lokacione në Cetinje dhe se më pas autori i krimeve ka kryer vetëvrasje në lokacionin e gjashtë.

Të dhënat e fundit tregojnë se të paktën 12 persona, përfshirë dy të mitur, janë vrarë dje nga të shtënat në një restorant dhe në lokacione të tjera në qytetin malazez të Cetinjes, njoftoi prokurorja Andrijana Nastiq.

Nastiq ka njoftuar mbrëmë vonë se vrasjet janë kryer në pesë lokacione dhe se më pas autori i krimeve është vetëvrarë. 12 persona humbën jetën dhe autori i vrasjeve u vetëvra, njoftojnë mediat malazeze.

Ditën e djeshme, rreth orës 18:00, prokurorja kujdestare në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë është njoftuar se në Cetinje janë përdorur armë zjarri dhe se disa persona janë vrarë.

Hetimi ka vijua në gjashtë lokacione dhe me atë rast është konstatuar se janë vrarë 12 persona, dy prej të cilëve fëmijë.

“Në çdo lokacion është kryer hetim dhe janë marrë provat që do të merren parasysh.

Autori i vrasjeve është vetëvrarë dhe ky është lokacioni i gjashtë ku janë kryer hetimet. Po vijojnë veprimet e Prokurorisë dhe policisë që do të zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje”, tha Nastiq.

Ajo thekson se në lokacionin e parë në kafene janë vrarë katër burra, në të dytin gjithashtu katër. Në lokacionin e tretë janë vrarë dy fëmijë. Në lokacionin e katërt u vra një person dhe në të pestin një person. Vetëvrasja u krye në lokacionin e gjashtë.

Lokacionet, siç tha Nastiq, janë larg njëra-tjetrës, por ajo nuk mund të thotë saktësisht se sa larg.

Qeveria e Malit të Zi shpall tri ditë zie më 2,3 dhe 4 janar

Ministri i Punëve të Brendshme, Danilo Sharanoviq në një konferencë për media mbrëmë tha se i dyshuari për vrasjet është Aco Martinoviq.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe katër persona, të cilët janë në përkujdesje në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Administratës së Policisë, Llazar Shqepanoviq tha se i dyshuari ndodhej në vendbanimin Humci. Ai tha se motivi i vrasjeve të shumta nuk dihet ndërsa viktimat kanë qenë miqtë dhe kumbarët e tij.

Me rastin e tragjedisë në Cetinje, Qeveria e Malit të Zi ka shpallur tri ditë zie më 2,3 dhe 4 janar.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq tha se është tronditur nga tragjedia në Cetinje dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet dhe miqtë e të vrarëve në masakër.

“Në vend të gëzimit festiv, trishtimi për humbjen e jetëve të pafajshme mbuloi kryeqytetin tonë dhe gjithë Malin e Zi. Jam i shtangur dhe i tronditur nga kjo tragjedi që ka nxirë Cetinjen tonë, familjet dhe miqtë e viktimave, të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta”, ka thënë Milatoviq në profilin zyrtar në X.

“Lutemi dhe shpresojmë për shërimin e të gjithë të plagosurve. Mendimet tona janë me familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe qytetarët e Cetinjës. I gjithë Mali i Zi e ndjen dhe ndan dhimbjen tuaj”, shtoi ai.

Lider dhe zyrtarë nga rajoni i shprehën ngushëllimet e tyre presidentit malazez dhe familjeve të viktimave.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit