2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

12 KËSHILLA PËR IMAMËT SE SI TI NDIHMOJNË NJERËZIT E VARFËR DHE ATA NE NEVOJË (PJESA E PARË)

Më të lexuarat

Imamët kanë një ndikim të madh në ofrimin e ndihmës ndaj të varfërve dhe familjeve në nevojë të komunitetit të tyre. Nëse je imam, atëherë janë disa hapa që mund ti ndërmarrësh për t’i ofruar ndihmë kësaj kategorie të njerëzve. Në vazhdim do t’i paraqesim disa ide në këtë drejtim.

1. Krijoni projekte që ndihmojnë të varfërit dhe nevojtarët të bëhen të zotë të vetes

A ka mënyrë më të mirë ta ushqesh dikë se sa ta mësosh të peshkoj? Me fjalë të tjera, ndihmoni njerëzit të bëhen të zot të vetes pa pasur nevojë që të presin donacione e të mbështeten tek lëmoshat e të tjerëve.

Një shembull është që t’i inkurajoni vëllezërit e motrat nga komuniteti musliman të cilët kanë pasuri dhe mbajnë biznese që t’i punësojnë personat që kanë nevojë për asistencë sociale, qoftë edhe për të kryer detyra të thjeshta me pagesa minimale. Edhe nëse nuk fitojnë shumë nga këto punë, tek ata do ta kthej besimin dhe në shumicën e rasteve to ti motivojë që të gjejnë rrugë që të bëhen të pavarur.

2. Themeloni një grup që do të ketë në fokus mbledhjen e Zekatit – Si mund ta japin muslimanët Zekatin dhe të përfitojnë të varfërit nëse brenda komunitetit musliman nuk ka një institucion kredibil që bënë mbledhjen e Zekatit?

Krijoni një komitet Zekati në xhaminë tuaj, i cili do të kujdeset për mbledhjen dhe shpërndarjen e Zekatit. Ky komitet do të mbajë një listë private të të varfërve dhe nevojtarëve të cilëve u takon Zekati.

Keni kujdes gjatë shpërndarjes së Zekatit. Sigurohuni që Zekatin mos t’ia jepni vetëm nevojtarëve që i njihni personalisht, ose edhe më keq, shpërndarjen e Zekatit ta bëni në baza etnike. Dijeni se të gjithë nevojtarëve duhet që Zekati tu shpërndahet në mënyrë të barabartë dhe secili prej tyre ka të drejtë në Zekatin e mbledhur. Ka edhe të atillë të cilët nevojën e tyre dhe varfërinë nuk e shfaqin andej me ta duhet të tregoni kujdes të veçantë.

VINI RE: sigurohuni që komiteti të ndjekë udhëzimet e duhura dhe të tregojë moral të lartë kur i viziton familjet që kanë nevojë për fondet e Zekatit.

3. Në bibliotekën e xhamisë tuaj ndajeni këndin e Zekatit – Aty do të vendosni libra që kanë të bëjnë me dispozitat e Zekatit, rëndësinë e sadakasë dhe aspekte tjera që kanë të bëjnë me ekonominë islame

Sigurohuni që librat që i vendosni në këtë kënd të jenë të kuptueshme për xhematin e thjeshtë e të jenë nga autorë kredibil të cilët janë të dëshmuar për diturinë e tyre.

4. Edukojini muslimanët për rëndësinë e Zekatit – Sa e sa muslimanët e falin namazin, agjërojnë gjatë Ramazanit e ndoshta edhe kanë kryer ritualin e Haxhit por nuk ia kanë as idenë më të vogël për rëndësinë e Zekatit?

Muslimanëve duhet t’u theksohet rëndësia e Zekatit. Imami duhet ta shpjegojë këtë shtyllë të Islamit në një mënyrë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë, në mënyrë që muslimanët ta kenë të qartë rëndësinë e Zekatit dhe mënyrën e saktë se si bëhet shpërndarja e tij.

5. Organizojeni javën e Zekatit – Dedikojani të paktën një javë përgjatë vitit Zekatit. Mund të organizohet në çdo periudhë të vitit, e ndoshta me ideale do të ishte përgjatë muajit të Ramazanit ngase njerëzit janë të prirë të dhurojnë më shumë gjatë Ramazanit.

Ky organizim mund të përfshijë ligjërata ditore rreth rëndësisë së Zekatit, shpërndarjen e fletushkave në të cilat trajtohet kjo temë, publikim e ajeteve dhe haditheve rreth dispozitave të Zekatit, vendosja e një tabele në një kënd të xhamisë në të cilën do të vendoseshin statistikat e varfërsië në nivel botëror dhe vendi. Qëllimi kryesor të ishte edukimi dhe përkujtimi i të gjithëve për rëndësinë dhe vlerën e Zekatit për komunitetin tonë.

6. Mbajtja e hutbeve në të cilat do të trajtohej çështja e Zekatit dhe Sadakasë

Sa janë të njoftuar masa e thjeshtë me shpërblimin e Zekatit dhe Sadakasë? Në komunitetin tënd ndoshta ka shumë njerëz të cilët nuk është se kanë shumë informata rreth vlerës së tyre. Duhet ti edukoni ata rreth përfitimeve dhe përparësive të ndihmës së të varfërve dhe nevojtarëve përmes këtyre dy mekanizmave islamikë. Hutbeja e xhumasë është një forum ideal në të cilin do ti prezantoni këto informata para komunitetit tuaj. Fokusohuni në informatat e përgjithshme, jo detyrimisht të futeni në detaje dhe shtjellime tjera rreth formës së nxjerrjes së Zekatit e të ngjashme.

Vazhdon…

Përktheu:

Nisma për zhvillimin e predikuesve – thirrësve | Thirrja.org

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit