Një aksdient i rëndë i një autobusi ka ndodhur në magjistralen Kutahya-Eskishehir në pjesën perendimore të Turqisë. Në këtë aksident kanë vdekur më së paku 11 persona, në mes të tyre edhe një fëmijë, ndërsa 34 persona kanë mbetur të plagosur.
Mendohet se shoferi i autobusit ka humbur kontrollin gjatë vozitjes, pasi e kishte zënë gjumi dhe ka goditur në një dru afër magjistralës. Autobusi ka qenë duke udhëtuar prej Stambollit deri në Antali./albtime/kohaislame