-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

11 Maji, Dita Botërore në solidarizim me Palestinën

Më të lexuarat

Dita Botërore e Kefijes Palestineze, ku njerëzit në mbarë botën inkurajohen të veshin Kefijet palestineze si një akt solidariteti me kauzën Palestineze dhe përkujtimit të 15 Majit apo Ditës së Nakbas (që njihet ndryshe si Dita e Katastrofës kur u okupua shteti Palestinez në vitin 1948)

Gjithashtu njerëzit inkurajohen për të shpërndarë sa më shumë informata në lidhje ma kauzën Palestineze për ndërgjegjësim në lidhje me okupimin e Palestinës dhe se çfarë mund të veprohet për të ndihmuar këtë kauzë. E veçanërisht këto ditë kur sulmet e llojllojshme okupatore ndaj Xhamisë Aksa dhe Palestinezëve janë shtuar me të madhe.

Po çka është Kefijeh?

Shalli Kefije i njohur ndryshe si shalli palestinez është shall me katror bardhë e zi dhe është simbol i nacionalizmit palestinez, që daton nga revolta arabe e viteve 1936-1939 në Palestinë. Kah fundi i viteve 1980, Kefijeh u bë një aksesor mode në SHBA, ndërsa gjatë viteve 2000 u bë shumë e popullarizuar në mesin e adoleshentëve në Tokio, Japoni ku shpesh përdorej si veshje. Ekzistojnë edhe modele tjera në vendet arabe por që dallojnë nga ajo Palestineze me forma dhe ngjyra tjera.
Aktivist të ndryshëm nëpër botë e shënojnë këtë datë duke bërë foto me Kefijen Palestineze dhe duke i publikuar gjithandej në rrjetet sociale. /mesazhi.com

#keffiyehday #keffiyeh #palestine #freepalestine

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit