Policia Britanike në një trajnim për terrorizmin vendos fjalën Allahuekber si pjesë të ushtrimit.
Policia e manchesterit ka pranuar që fraza Allahuekber ishte pjesë e trajnimit në një nga qëndrat tregtare më të mëdha të Britanisë së madhe.
Policia u kritikua për lidhjen eksplicite të stërvitjes në Qendrën Trafford në Mançester, kur një bombardues i rremë vetëvrasës bërtiti “AllahuEkber” para se të dilte për të shpërthyer një pajisje. Fraza e përkthyer si “Allahu është më i madhi”
Të martën Asst Ch Con Garry Shewan kërkoi falje për përdorimin e frazës. Të mërkurën policia tha se ata kishin planifikuar gjithmonë të përdorin fraza në operacion, i cili zgjati pesë muaj për t’u organizuar.
Më shumë se 800 vullnetarë morën pjesë në ushtrimin stërvitor të së hënës në mbrëmje, e cila ishte projektuar të ishte e ngjashme me krimet e Parisit dhe Brukselit.
Shewan tha të martën: që po organizonin një stërvitje ushtarake kundër terrorizmit, e cila filloi me një sulmues vetëvrasës që shpërthente një bombë brenda qendrës tregtare transmeton the guardian.
“Është e domosdoshme që agjencitë, duke përfshirë edhe policinë, të stërviten dhe përgatiten duke përdorur ushtrime të tilla si kjo, në mënyrë që ne të jemi në pozitën më të mirë të mundshme për t’u përgjigjur në rast se ndodh një sulm”.
Gjithashtu ai shtoi se: “Skenari për këtë stërvitje bazohet në një sulm vetëvrasës nga një organizatë ekstremiste e stilit Daesh dhe skenaristët janë përqëndruar në rrethanat e sulmeve të mëparshme të ngjashme të kësaj natyre, duke pasqyruar detajet e ngjarjeve të kaluara për ta bërë situatën sa më reale të jetë e mundur për të gjithë ata që janë të përfshirë.
“Megjithatë, në reflektim, pranojmë se ishte e papranueshme përdorimi i kësaj fraze menjëherë përpara se personi të hidhej në erë, frazë e cila është e lidhur në mënyrë të ngushtë me praktikim e fesë Islame. Ne e pranojmë dhe kërkojmë falje për veprën penale që kjo ka shkaktuar”
Një nga njerëzit që u ankuan, Siema Iqbal, një gazetare e Manchesterit, shkroi në Twitter për policinë e Mançesterit duke kërkuar një shpjegim përse terroristi në stërvitjen duhej të ishte musliman.
Forumi i Sigurisë së Komunitetit, një organizatë anti-islamofobie, tha: “Kjo lloj gjë ndihmon stereotipet dhe thellon ndarjen. Kjo gjë do të rrisë krimet e urrejtjes kundër muslimanëve./kohaislame.com/