3.4 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

10 porositë e Ibn Hanbelit për djalin e tij ditën e martesës

Më të lexuarat

Kemi dëgjuar për porositë e nënës për bijën e saj ditën e martesës, por është hera e parë që dëgjojmë porositë e babait për djalin ndaj nuses së tij ditën e martesës.

Ja porositë e Ibn Hanbelit!

O djali im, ti ke për ta arritur kënaqësinë në shtëpinë tënde, nëse në 10 gjëra i jep të drejtën bashkëshortes tënde! Zbatoji dhe respektoji këto porosi!

E para: Gratë i duan fjalët e mira dhe lajkat, kështu që mos u bëj koprrac. Në qoftë se bëhesh, ke ndërtuar perde armiqësie mes teje dhe saj.

E dyta: Gratë kanë dëshirë që t’ja shprehësh dashurinë, ndaj mos u bëj koprrac në këtë gjë, sepse përndryshe ndërmjet jush do të pakësohet dashuria dhe afrimiteti.

E treta: Gratë e urrejnë burrin e rreptë, të vendosur e serioz dhe e duan të butin. Çdo cilësie gjej vendin e saj dhe kjo është më e mirë për dashurinë dhe sigurinë.

E katërta: Gratë duan nga burrat atë që burrat duan nga gratë, siç janë fjalët e ëmbla, pamja e bukur, pastërtia e rrobave dhe aroma e këndshme. Përpiqu që t’i kesh këto cilësi.

E pesta: Shtëpia është mbretëria e femrës, ku ajo ndihet si në fronin e saj. Mjerë për ty po e prishe këtë mbretëri në të cilën ajo jeton, mjerë për ty po u mundove ta heqësh atë nga froni i saj! Nëse ti e largon atë nga froni i saj, nuk ka armik me të keq se sa një mbret i larguar nga mbretëria e tij.

E gjashta: Gruaja do që ta fitojë burrin e saj pa e humbur familjen e prindërve të saj. Mjerë për ty po e vendose veten tënde në baraspeshë me familjen e saj, ose ti ose familja e saj. Nëse ajo të zgjedh ty përpara prindërve, ajo do të mbartë armiqësi në jetën tuaj bashkëshortore.

E shtata: Gruaja është krijuar nga brinja e shtrembur. Ky është edhe sekreti i bukurisë dhe i tërheqjes së saj dhe jo mangësi. Mbulimi është zbukurimi i brinjës së shtrembur, kur ajo gabon mos u mundo që ta drejtosh brinjën se do ta thyesh. Thyerja e saj to të thotë ndarje prej saj. Por as mos e le të vazhdojë në gabimin e saj, se brinja do të ndrydhet duke u izoluar në veten e saj, ty nuk do të bindet më dhe as nuk do të të flasë fjalë të mira, por qëndro mes këtyre të dyjave.

E teta: Gratë janë mohuese të të mirave. Nëse ti sillesh gjithmonë mirë me të dhe vetëm një herë sillesh keq, ajo do të të thotë se s’ka parë asnjë mirësi nga ti. Mos e urre këtë krijesë dhe mos u largo prej saj!

E nënta: Gruaja kalon herë pas here dobësi trupore dhe lodhje shpirtërore. Ndaj Allahu i Madhëruar ia ka hequr përgjegjësinë në këto kohë ndaj disa adhurimeve, siç është namazi apo agjërimi duke e plotësuar këtë të fundit më pas. Ndaj ji me të hyjnor, ashtu sikurse Allahu i Madhëruar ja ka hequr përgjegjësitë, edhe ti pakësoji kërkesat tuaja!

E dhjeta: Gruaja është e brishtë, mëshiroje dhe mbështete dhe ajo do të jetë për ty kënaqësia dhe partnerja e jetës sate.

Allahu e mëshiroftë Ibn Hanbelin!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit