3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

10 porosi të cilat nëse i praktikoni, ky Ramazan do të jetë prej muajve më të mirë që i keni shfrytëzuar ndonjëherë

Më të lexuarat

Ahmed Shukajri

1. Kërko ndjesë.
Është e udhës të mos futemi në Ramazan ndërsa ne kemi bërë padrejtësi ndaj ndokujt. Duhet të bëjmë një listë ndaj të gjithë atyre njerëzve që presupozohet se u kemi bërë padrejtësi. Të gjallëve u kërkojmë hallallëk, ndërsa për të vdekurit japim sadaka dhe bëjmë lutje për ta.
2. Përsiatja e Kuranit:
Kujdesu sesa vargje i ke kuptuar nga Kurani dhe jo sa vargje i ke lexuar. Kuptimi i ajeteve që i lexon ka një ndikim më të thellë në nefs sesa leximi i zakonshëm. Vëmendja duhet të fokusohet tek ajo sesa ajete kanë hapur tek ti horizonte të reja dhe sa ajete kanë ndikuar në zemrën tënde.
3. Agjëro ndaj mendimeve të këqija:
Nëse të vjen ndonjë mendim i keq, p.sh., mendime rreth gjinisë së kundërt, zilia, paragjykimet, vëmendja ndaj të metave të të tjerëve, vendos të përmbahësh përgjatë 30 ditëve të Ramazanit.
4. Agjëro plotësisht ndaj rrjeteve sociale përgjatë disa orëve të ditës.
Përcakto një kohë të veçantë kur do t’i mbyllësh plotësisht rrjetet sociale. Lidhja e tepërt me rrjetet sociale na pengon t’i përkushtohemi plotësisht adhurimit të Allahut të Lartmadhëruar.
5. Jep për çdo ditë sadaka (lëmoshë):
Për çdo ditë të Ramazanit jep sadaka nëpërmjet çdo rruge që të përshtatet ty, qoftë drejtpërdrejt ose përmes telefonit apo edhe tek shoqata të besueshme (në Kosovë, për shembull, përmes shoqatës “Bereqeti”).
6. Kujdesu ta falësh namazin e sabahut në xhami më shumë sesa kujdesesh për namazin e teravisë në xhami.
Namazi i sabahut është obligim ndërsa i teravisë është namaz vullnetar. Nëse ke mundësi të bashkosh ndërmjet dy namazeve në xhami, kjo është edhe më e mirë. E nëse duhet të zgjedhësh, namazi i sabahut në xhami ka më shumë shpërblim dhe ndikim.
7. Fal: Edhe pse është e vështirë për shumë njerëz, por nëse dikush ka gabuar ndaj teje apo të ka bërë padrejtësi, fal sa të kesh mundësi. Jo për dicka, por vetëm për hir të Allahut të Lartmadhërishëm. Falja njerëzve që të falesh nga Allahu i Lartë! A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?!
8. Bëj një punë vullnetare
Ka një dallim ndërmjet dhënies së sadakasë përmes pasurisë dhe ndërmjet zbritjes në mejdan duke i ndihmuar njerëzve me angazhimin tënd duke ua larguar atyre vuajtjet dhe vështirësitë.
9. Përmirësoje iftarin tënd
Sa të kesh mundësi largoju nga ëmbëlsirat dhe gjërat e ëmbla. Ramazani është muaj agjërimi dhe adhurimi.
10. Bëhu rob i denjë i njërit prej emrave të bukur të Allahut të Lartëmadhëruar.
Në ditën e parë të Ramazanit, lexoni të gjitha emrat e bukur të Allahut të Lartëmadhërishëm. Përzgjidhni një emër të bukur dhe meditoni shumë rreth tij dhe bëhuni rob i denjë i atij emri. Përgjatë muajit thelloheni dhe lexoni çdo gjë që është thënë rreth atij emri, rreth kuptimeve, domethënieve dhe komenteve të dijetarëve për atë emër.
Përktheu | Bekim Kokollari
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit