1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

10 Organizatat sekrete që supozohet se sundojnë botën

Më të lexuarat

Ritualet e tyre me shekuj intrigojnë njerëzit në mbarë botën. Edhe pse janë themeluar me qëllime relativisht realiste – politike apo fetare – insistimi i tyre në mistike dhe fshehtësia i ka bërë të jenë subjekte të kritikave të panumerta dhe teorive të konspiracionit.
Grupi Bilderberg
Grupi Bilderberg nuk është shoqëri e fshehtë – sipas definicionit – por vepron nën vellon e fshehtësisë, për çka është subjekt i teorive të ndryshme konspirative. Grupi u themelua në vitin 1954 dhe që atëherë anëtarët mblidhen për çdo vit në një konferencë speciale. Aty shkojnë liderët e botes, bankierët, ekonomistët dhe manjatët e mediave.

Shoqeria është themeluar nga personat e shqetësuar nga përhapja e ndjenjave antiamerikane pas Luftës së Dytë Botërore, por gjatë viteve thonë se punojnë për mirëkuptimin e ndërsjelle mes kulturave të ndryshme. Në konferencat e tyre nuk lejohen mediat, as nuk lëshohen deklaratat për shtyp, ndërsa vendtakimi është plot me roje të armatosura – madje i mbushur edhe me aeroplane luftarake – për çka hasin në kritika të ashpra.

Iluminatet
Illuminatet janë shoqëria më e njohur sekrete në histori, që u themelua më 1 maj 1776 në Gjermani, me qëllimin për të kundërshtuar besetytnitë, paragjykimet, ndikimet fetare në jetën publike, abuzimin e pushtetit, por edhe mbështetjen për arsimim të femrave dhe barazi gjinore.

Që nga themelimi i shoqatës thonë se iluminatet kanë shkaktuar fatkeqësi dhe kriza ekonomike. Ata cilesohen se janë shkaktarët e Revolucionit Francez.

Zyrtarisht u shpërbënë më 1785. Nuk ka dëshmi që ekzistojnë sot, por kjo “shuarje” i bënë edhe më misteriozë. Për ta thuhet se kontrollojnë ngjarjet botërore me qëllim të krijimit të një rendi të ri botëror. Teoricienet konspirative thonë se shumë njerëz të rëndësishëm u përkasin atyre, përfshirë edhe presidentët amerikanë.

Shoqeria Thule
Për shumë organizata të fshehta dyshohet se kanë qellime të keqija, por këtë Shoqeria Thule e ka deshmuar gjatëe luftës së dytë botërore.

E themeluar në Mynih në vitin 1918, merrej me okultizem, ndërsa shumë shpejtë transformohen në një organizatë që ka promovuar ideologjinë e racës ariane me qëndrime raciste ndaj hebrenjëve dhe popujve të tjerë.

Në vitin 1919 themeluan një organizatë politike të quajtur Partia e Punëtorëve të Gjermanisë, anëtar i së cilës u bë edhe Adolf Hitleri. Anëtarët e Shoqërise besonin se gjermanët vijnë nga super-raca e Atlantidës, se Hitleri është shpëtimtar i shumëpritur, ndërsa sugjeruan svastikën si simbol dhe përshëndetjën “Sieg Heil”.

Asasinët
Asasinët (të varurit nga hashashi), ishin grup misterioz i vrasësve myslimanë të cilët kanë vepruar në Lindjen e Mesme gjatë shekullit XIII. Ajo u themelua nga myslimanët shiitë për të krijuar një shtet utopik shiit. Përdoren taktikat guerile kundër armikut, përfshirë spiunazhin, sabotimet dhe vrasjet politike.

Sipas legjendave, para vrasjes ata do të merrnin hashash, ndërsa udhëheqesit e armikut shpesh zgjoheshin në shtrat me një thikë në jastek dhe me mesazhin për ekzekutim. Ata kishin një kala të pamposhtur në Iran – Alamutin. Rendin aty e themeloi më 1090 Hasan al Sabah. Kalaja u shkatërrua nga Mongolët më 1256.

Masonët
Një nga organizatat më me ndikim në botë ka rreth gjashtë milionë anëtarë. Kjo shoqëri e fshehtë u themelua më 1717, por dokumentet në lidhje me ekzistencën e tyre datojnë që në shekullin XIV. Shoqëria e Masonëve u formua si një vëllazeri e njerëzve të të njejtave ide filozofike, përfshirë besimin në një qenie supreme.

Çdo anëtar i ri ka për të kaluar nëpër tri shkallë të ndryshme, para se të shkojë dhe të kthehet në një mjeshtër. Anetarët kanë rregulla të veçanta për përshendetje reciproke, përfshirë shtrëngimin e duarve, gjeste dhe kode të ndryshme. Masone ishin Gete, Ataturku, George Ëashington…

Rendi i Tempullarëve Orientalë (OTO)
Iniciatori shpirtëror i këtij rendi, kimisti Carl Kellner, ishte i interesuar në masoneri dhe në mistiken lindore. Praktika e tyre është e lidhur me mësimet okulte. OTO u themelua në fillim të shekullit të XX, ndërsa thuhet se ka rreth tremijë anëtarë, gjysma e të cilëve në SHBA. Udhëhiqet nga sistemi i tyre fetar, Ligji Thelema, i cili thotë se gjithçka që bëhet – bëhet nga dashuria. Ritualet perfshijnë thirrjet e perëndive egjiptiane, djajtë, ritualet me murgesha të zhveshura… Veprimet e tjera bizare perfshijnë adhurimin e organit seksual mashkullor dhe “magjinë” e masturbimit.

Kaloresit Tempullare
Kaloresit Tempullare ishin një nga rendet e para më të njohura të ushtarëve të krishterë të Evropës, misioni i të cilëve ishte të përhapin besimet e tyre fetare. Rendi lindi me 1118, ndërsa shërbimet ia ofronin mbretit Baldëin i II-të të Jerusalemit. Ata ishin betuar se do ta mbrojnë qytetin kundër të gjithë armiqve. Pas rënies së Akres, më 1291, kthehen në Evropë, ndërsa shkatërrohen përfundimisht në shekulli XIV nga mbreti i Francës.

Ku Klux Klan
Organizata raciste amerikane, e njohur për dhunën e saj ekstreme, në kulmin e fuqisë përbëhej prej rreth katër milionë anëtarëve. Edhe sot është shumë aktuale, por vepron në fshehtësi. Ata avokojnë superioritetin e racës së bardhë, antisemitizmin, racizmin, antikomunizmin dhe homofobine. Në historinë e saj kanë bërë, kryer vrasje të zezakëve dhe shumë djegie e shkatërrime, ndërsa thonë se është e pashmangshme lufta racore. Anëtarësia është zvogeluar në mënyre drastike gjatë Luftës së Dytë Botërore, per shkak të përfshirjes se anëtarëve të shquar të organizatës në krime të ndryshme, si dhe mbështetjen qe ua dhanë nazistëve.

Kafka dhe eshtrat
Kjo është një nga organizatat më pak sekrete. Është formuar më 1832 në Universitetin Yale. Ajo përfshin shumë zyrtarë qeveritarë dhe të paktën trë presidentë amerikanë. Ata takohen dy herë në javë për kryerje të ritualeve. Ky grup lufton më së shumti për anëtarët e saj. Aty ka senatorë, bankarë, financierë, politikanë… Anetarë të saj ishin edhe familjet Rockefeller dhe Bush./

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit