4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

10 ndryshimet që i duhen jetës sipas Rumit

Më të lexuarat

Këtu janë dhjetë këshillat që ndryshojnë jetën, të frymëzuara nga të thënat e poetit të madh Rumi, transmeton KP.

1. Frika nga ndryshimet

“Ik nga ajo që është e rehatshme. Harrojeni sigurinë. Hyrë aty ku e keni frikën më të madhe për të jetuar. Shkatërrojeni qëndrimin tuaj ‘në një vend’, të njohur prej vitesh nga të tjerët. Provoje frikën pikërisht aty ku e dinë që do të mund të dhemb, është pikërisht dhimbja ajo që i bënë njerëzit më të fortë dhe më syhapur. Rreziko dhe lufto me frikën tënde. Bëhuni të njohur, hyni në veshët e të tjerëve.”

2. Krijo mitin tënd

“Shkruaj vetë çdo ditë tënden, duke e mbushur me [përjetime dhe histori reale. Mos u merr me historitë e të tjerëve. Harrojeni pjesën që e thonë të tjerët se kinse gjithmonë duhet mësuar nga gabimet e të tjerëve. Njerëzit ndryshojnë në këtë botë, dhe kupto se gabimi i tjetrit nuk mund të jetë edhe gabimi yt. Provo dhe planifiko për vete pa u ndikuar nga dështimet e të tjerëve. Krijo vet mitin tënd.”

3. Trego mirënjohje

“Vishuni me mantelin e mirënjohjes dhe ajo do të ushqej në çdo hap të jetës tuaj. Tregohu mirënjohës nga ato që ke arritur. Tregoju njerëzve të tu mirënjohje edhe nëse ata të kanë dhënë qoftë vetëm një buzëqeshje në jetë.”

4. Merrni iniciativa

“Pse duhet të qëndroni në fund të një pusi, kur një litar i fortë është në duart e tua? Kërkoni gjithmonë për gjëra të reja, ide të reja, njerëz të rinj. Është e kotë të presësh se idetë ju vijnë vetvetiu, se njerëzit e mirë takohen rastësisht, apo se gjërat e reja i gjeni në vende të reja. Jo! Krejt çfarë ju duhet është të jeni kërkues, të merrni iniciativa.”

5. Besoni

“Vetëm kur niseni të dilni në rrugë, atëherë e shihni rrugën. Kështu është edhe jeta, duhet besuar se do të shihni atë që e dëshironi, dhe të lëvizni me atë besim.”

6. Përqafoni pengesat

“Nëse jeni të inatosur nga çdo gjë për rreth jush, si do të gjeni lumturinë? Nuk u ka faj asgjë jashtë që ju nuk jeni të kënaqur me vetën tuaj, apo me jetën që keni krijuar. Pengesat në jetë janë sprovë dhe kërkim për më të mirën e mundshme.”

7. Shiko brenda

“Detyra juaj nuk është për të kërkuar për dashuri, por thjesht për të kërkuar dhe për të gjetur të gjitha pengesat brenda vetes që ju keni ndërtuar kundër saj. Pra mos prit të tjerët të të duan kur t’i nuk respekton vetën tënde.”

8. Mëso nga vuajtjet

“Plaga është vendi ku drita duhet të hyjë. Ktheni plagët në ushqim të mirë për shpirtin dhe mendjen tuaj.”

9. Mos u shqetëso me atë që të tjerët mendojnë për ju

“Unë dua të këndoj si këndojnë zogjtë, dhe jo të shqetësohem në lidhje me atë se kush më dëgjon apo çfarë ata mendojnë. Bëjini gjërat që u duhen ju dhe që ju ndihmojnë juve, dhe mos humbisni kohë duke menduar se çka të tjerët do të thonë për ju.”

10. Bëni atë që doni

“Lëreni vetën tuaj të tërhiqet nga energjia që japin gjërat pozitive nga mendja juaj. Drejtohuni në ato çfarë ju me të vërtetë doni.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit