-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

10 mënyra natyrale për të ulur tensionin e gjakut

Më të lexuarat

Tensioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë zemrën tuaj, ndaj është e rëndësishme ta menaxhoni atë për të shmangur komplikacionet. Më poshtë janë disa këshilla që ju vijnë në ndihmë për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, duke shmangur madje përdorimin e ilaçeve.

ECNI

Ushtrimi është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për të ulur presionin e lartë të gjakut. Ushtrimi i rregullt ndihmon për ta bërë zemrën më të fortë dhe më efikase në pompimin e gjakut, gjë që ul presionin në arteriet tuaja. Në fakt, 150 minuta ecje në javë mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës tuaj. Më shumë stërvitje ndihmon në reduktimin e tij edhe më tej.991158_434583

ZVOGËLONI SASINË E KRIPËS

Sasia e kripës që marrim, është e lartë në mbarë botën. Në pjesën më të madhe, kjo është për shkak të ushqimeve të përpunuara dhe të përgatitura. Në shumë studime, kripa ka qenë e lidhur me presionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet kardiovaskulare. Megjithatë, studimet më të fundit tregojnë se marrëdhënia mes natriumit dhe presionit të lartë të gjakut është më pak e qartë. Një arsye për këtë mund të jenë dallimet gjenetike në mënyrën se si njerëzit e përpunojnë natriumin. Rreth gjysma e njerëzve me presion të lartë të gjakut dhe një e katërta e njerëzve me nivele normale duket se kanë një ndjeshmëri ndaj kripës. Nëse, tashmë, keni presion të lartë të gjakut, ia vlen ulja e konsumit tuaj të natriumit për të parë nëse ndryshimi është i madh. Shkëmbeni ushqimet e përpunuara me ato të freskëta dhe provoni erëza në vend të kripës.

 

HANI MË SHUMË USHQIME TË PASURA ME KALIUM

Kaliumi është një mineral i rëndë- sishëm, pasi trupi juaj të heqë qafe natriumin dhe lehtëson presionin në enët e gjakut. Për të arritur një ekuilibër më të mirë të kaliumit me natriumin në dietën tuaj përqendrohuni në ngrënien e sa më pak ushqimeve të përpunuara. Ushqimet që janë veçanërisht të larta në kalium përfshijnë: Perimet, veçanërisht zarzavate me gjethe, domate, patate; fruta, duke përfshirë pjeprat, banane, avokado, portokall dhe kajsi; bulmet, të tilla si qumësht dhe kos; ton dhe salmon; arra dhe fara.

MËSONI TË MENAXHONI STRESIN

Stresi është një nxitës kryesor i presionit të lartë të gjakut. Disa studime kanë hulumtuar se si zvogëlimi i stresit mund të ndihmojë presionin e ulët të gjakut. Muzika e mirë mund t’ju ndihmojë në relaksimin e sistemit tuaj nervor. Këshilla e dytë që ju vjen në ndihmë është: punoni më pak. Situatat stresuese të punës në përgjithësi, janë të lidhura me presionin e lartë të gjakut.

HANI ÇOKOLLATË TË ERRËT OSE KAKAO

Sasi të moderuara çokollate mund të ndihmojnë zemrën tuaj, kjo për shkak se çokollata e errët dhe pluhuri i kakaos janë të pasura me flavonoide. Mbi bazën e disa studimeve, flavonoidet mund të ndihmojnë zemrën tuaj, duke përfshirë zvogëlimin e presionit të gjakut. HUMBISNI PESHË Nëse jeni mbipeshë, humbja e peshës mund të bëjë një ndryshim të madh për shëndetin e zemrës. Sipas një studimi të vitit 2016, humbja me 5% e masës trupore mund të ulë ndjeshëm presionin e lartë të gjakut. Humbja e peshës mund të ndihmojë enët e gjakut të bëjnë një punë më të mirë të zgjerimit dhe të kontraktimit, duke e bërë më të lehtë për ventrikulën e majtë të zemrës që të pompojë gjakun.

MOS KONSUMONI DUHAN

Ndër arsyet e shumta për të lënë duhanin është se ky zakon është një faktor i fortë rreziku për sëmundjet e zemrës. Tymi i cigareve shkakton një rritje të lehtë të presionit të gjakut. Kimikatet në duhan janë gjithashtu të njohura për të dëmtuar enët e gjakut.

HANI USHQIME TË PASURA ME KALCIUM

Njerëzit me konsum të ulët të kalciumit shpesh kanë presion të lartë të gjakut. Për shumicën e të rriturve, rekomandimi i kalciumit është 1,000 mg në ditë. Për gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 70 vjeç, është 1.200 mg në ditë. Përveç qumështit, mund të merrni kalcium nga zarzavatet.

HANI USHQIME TË PASURA ME MAGNEZ

Magnezi është një mineral i rëndësishëm që ndihmon enët e gjakut të relaksohen. Kështu, një dietë e pasur me magnez është një mënyrë e rekomanduar për të shmangur presionin e lartë të gjakut. Ju mund ta përfitoni magnezin me anë të perimeve, produkteve të qumështit, bishtajoreve, mishit të pulës etj..

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit