-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

10 këshilla që mund ta ndryshojnë jetën tuaj

Më të lexuarat

Cila është rruga që duhet të ndjekur për një jetë të shëndetshme ?
Doni të përmirësoni shëndetin dhe jetën tuaj, le të fillojmë ….!

Ka kohë që planifikoni të jetoni shëndetshëm dhe të ndërroni diqka në jetën tuaj, tani është koha ideale.Fillimi i vitit si një ndryshim kalendarik, është moment i përshtatshëm për një nisje të re.
Ju propozoj 10 hapa që i’u ndihmojnë të përmirësoni dhe të ruani shëndetin tuaj, gjithashtu këta hapa do të mbrojnë organizmin tuaj nga sëmundjet serioze dhe vdekjeprurëse.

Filloni me këto këshilla :

1. Filloni ditën duke ngrënë mëngjesin

Mos e tejkaloni asnjeherë ngrënien mengjesit. Një ditë e re, duhet të fillojë gjithmonë me ngrënien e mëngjesit. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Pas gjumit te natës, mëngjesi është mjet i përsosur për të filluar metabolizmin dhe sigurimin e energjisë për vijueshmërinë normale të ditës. Duke qenë vakti i parë pas zgjimit, ai duhet të na japë energji të mjaftueshme për gjithë ditën si dhe te gjitha sfidat që na presin. Hapi i parë për një jetë të shëndetshme dhe për humbje në peshë, është ngrënia e mëngjësit qdo ditë. Nëse keni kapërcyer mëngjesin, dreka juaj do të jetë për dy vakte dhe do hani qkado që ju vie përpara nga ushqimet dhe kjo është një nga shkaqet kryesore te shtimit ne peshë.

2. Pini sasi të mjaftueshme uji 2 – 2.5 litra në 24 orë, evitoni pijet e gazuara

Uji është jashtëzakonisht i rëndësishem për shëndetin tuaj. Ndihmon në transferimin e lëndëve ushqyese, eliminon toksinat nga trupi dhe lubrifikon muskujt. Në të njëjtën kohë, uji mban pamjen e shëndetshme të lëkurës tuaj. Evitoni ne menyre absolute pijet e gazuara (përjashtuar ujin e gazuar) dhe lëngjet e gatshme, pasiqë përmbajnë sasi te mëdha sheqeri. Mund të përdorni çajra të ndryshme por pa sheqer.

3. Zvogëlojeni përdorimin e mishit të kuq, miellit të bardhe dhe sheqerit të rafinuar

Këto lloje të ushqimeve, luajnë një rol të madh në nxitjen apo shkaktimin e sëmundjeve kronike të tilla si : sëmundje të zemrës, artritin, osteoporozën, sëmundjet e sistemit të tretjes dhe kancerin si për shembull kanceri i gjoksit, i stomakut, zorrës së trashë, prostatës, vezikës urinare ,veshkave dhe limfomat. Mos përdorni asnjëherë mish të kuq më shume sesa 400 gr në javë. Përdorni më shpesh e mishin e bardhë, e sidomos shtojeni përdorimin e mishit të peshkut së paku 2 herë në javë.

4. Shpeshtojeni përdorimin e frutave dhe perimeve të freskëta

Është e shëndetshme që çdo ditë të konsumohen sa më shumë fruta dhe perime. Këto sigurojnë një përqendrim të lartë të fibrave, fitonutrientëve, vitaminave, minerale, janë antioksidantë të fuqishëm si dhe reduktojnë efektin e dëmshëm të radikaleve të lira në trupin tonë. Sallata jeshile duhet të jetë pjesë përbërëse e ushqimeve tona qdo ditë.

5. Hani më shpesh dhe më pak

Një plan dijetologjik me tre vakte kryesore dhe dy të ndërmjetme, është një alternativë shumë e suksesshme për shëndetin tuaj. Gjatë vakteve të ushqimit, hani ngadalë dhe hani më pak (përdorni kafshatë të vogla). Koha e ngrënies përfaqëson një kohë të vlefshme pa qenë nevoja të shpejtojmë. Hani ngadalë, përtypni mirë (rreth 30 herë) qdo pjesë të ushqimit.

6. Aktivitet fizik te vazhdueshëm

Është e nevojshme që të ecni 40 – 60 minuta çdo ditë. Aktiviteti i rregullt fizik, është çelësi për të pasur një trup të shëndetshëm dhe për të shmangur sëmundjet e ndryshme. Aktiviteti fizik ndikon në uljen e peshës trupore, normalizimin e tensionit të gjakut, yndyrën e trupit, sheqerit në gjak, depresionit, gjumë të dobët, dhe madje zvogëlon rrezikun për shfaqjen e proceseve malinje. Ushqimi i moderuar dietologjik dhe aktiviteti fizik i vazhdueshëm, sot është preventiva më e mirë për sëmundje kardiovaskulare dhe malinje.

7. Mos shpejtoni për të ngrënë duke qenë në stres

Marrja e pakontrolluar e ushqimit nuk është rruga për evitimin apo largimin e stresit. Pasiqë të jeni ngupur mirë, arsyet e stresit do rishfaqen përseri. Ushqimi i pakontrolluar është vetëm zgjidhje afatshkurtër e stresit, zgjidhje për 15 min e pastaj gjërat rikthehen siq ishin më parë. Vetëdija për dietën tuaj është thelbësore për shëndetin afatgjatë dhe peshën e shëndëtshme.

8. Pusho, flej mjaftueshëm dhe shoqerohu me miq

Bëj 8 orë gjumë për çdo natë. Pushimi e në veqanti gjumi, është i domosdoshëm për funksionimin normal të sistemit nervor, për funksionimin e sistemit endokrin dhe imunologjik gjithashtu.
Miqësohu me njërëzit që i don dhe i respekton. Lëre mënjanë telefonin dhe teknologjinë moderne dhe takohu me miqtë e bisedo me ta, ndaj ndjenjat dhe emocionet që keni me ta. Bëhu pjesë aktiviteteve humanitare dhe kontribo në ndihmë ndaj të tjerëve. E tërë kjo do të ndikojë në pakësim të stresit dhe për pasojë do përmirësojë dukshëm shëndetin tuaj.

9. Kujdes nga mbipesha

Mbajtja e një peshe të shëndetshme (BMI 18.5 – 24 ) është tepër e rëndësishme për shëndetin tonë. Përveq uljes së rrezikut kardiovaskular, hemorragjisë cerebrale dhe tensionit te lartë, pesha e shëndetshme mund të parandalojë një numër të madhe të llojeve të kancerit. Pesha normale është çelësi i suksesit mbi shëndetin tonë.

10. Ndryshimet kërkojnë kohë dhe durim

Asnjë nga ndryshimet nuk do të ndodhë brenda natës, por e rëndësishmë është vendosmëria për të filluar vitin me ca parime më shumë rreth jetës së shëndetshme..

Filloni vitin me vendosmëri për ndryshime pozitive, me vendosmëri për përmisimin e shendetit tuaj. Nuk ekziston “shkop magjik” rreth shëndetit, por punë dhe përkushtim i përditshëm në praktikimin e parimeve (10 hapave) të propozuara, që do e ndryshojnë pozitivisht jetën tuaj.

Unë besoj në aftësitë tuaja për të ndryshuar pozitivisht !

Filloni sot, se nesër mund të jetë shumë vonë …….!

Dr. Ismail Lutolli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit