0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

10 ide për dhuratat e Bajramit

Më të lexuarat

Fiter Bajrami dhe Kurban Bajrami janë të vetmet festime që kërkojnë përkushtimin e një muslimani. Kjo do të thotë që Bajrami për ne është ditëlindje, përvjetorë, dhe cdo festë tjetër, për të cilën ja vlenë të shpenzohet.

Dhuratat janë traditë e Kurban Bajramit, dhe në mbarë botën gjenden kartolina të shkruara “Eid Mubarak” do të thotë “Festë e bekuar”.

Këtu do të gjeni një listë me disa prej dhuratave tradicionale të Bajramit që ju mund të jepni / merrni. Ndoshta ju mund të merrni këtu disa ide, nëse jeni në dilemë se cfarë të bleni për familjen ose miqtë.

1) Para

Paratë! Monedhat e vogla për fëmijë janë, dhurata më e zakonshme në mbarë botën dhe ngjallë disa nga kujtimet më të bukura që kemi shumica prej nesh nga festimet e Bajramit në fëmijërinë sonë.

Shumica prej nesh ende mbajnë mend se si kemi pritur në radhë për të vizituar të gjithë të afërmit, fqinjët dhe miqtë tanë, kështu që të mblidhnim të holla, a ju kujtohet? Ne kishim edhe çanta të veçanta vetëm për të mbledhur paratë e Bajramit. Në fund të ditës, llogarisnim dhuratat tona; cili mori sa shumë, cilin xhaxha/dajë ishte më bujari dhe loja vazhdonte derisa na merrte gjumi në ndonjë qoshe të shtëpisë.

2) Rroba

Të dhuruarit rroba si dhurata të Bajramit është një tjetër koncept mjaft i zakonshëm, edhe pse stilet dhe modelet e veshjeve mund të ndryshojnë nga vendi në vend. Në Indi, Pakistan, Sri Lanka, Bangladesh dhe vende të tjera të Azisë jugore, gratë mbajnë “shallvare me rruaza dhe shumë bizhuteri”. Në Arabinë Saudite, meshkujt veshin rroba tradicionale, ndërsa gratë në Malajzi veshin tunika. Sidoqoftë, një shami e bukur është dhuratë e sigurtë kur vjen puna te veshja e rrobave për gratë myslimane dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për një këmishë të bukur për burrat.

3) Aksesorë

Myslimanët e rinj që konsiderohen “shumë të mëdhenj” për t’u dhënë para apo lodra, shpesh marrin dhurata si bizhuteri, ora, parfum dhe çanta.

4) Ushqime

Ushqimi luan një rol të madh në traditat e Bajramit, pavarësisht se nga cili vend jeni. Festa e Bajramit është një nga festat ku dominojnë shijet më të rralla, që ruhen për ceremoni. Por të bëni dhuratë ushqim mund të jetë ide e shkëlqyer. Njerëzit shpesh përgatisin ëmbëlsira dhe ushqime të gatshme për t’u shërbyer mysafirëve, blejnë çokollata, fruta të thata dhe ushqime të tjera që u japin miqve, familjes dhe fqinjëve. Ftimi i miqve të ngushtë dhe familjes për drekë ose darkë është gjithashtu një traditë tjetër e Bajramit në të gjithë botën.

5) Libra të Kur’anit dhe Hadithit

Një Kur’an i ri apo një vëllim i librave të haditheve janë më të vlefshme se çdo dhuratë tjetër që dikush mund të japë ose të marrë; E para, që do të korrin përfitime për të dyja palët, edhe pasi festa të ketë mbaruar. Megjithëse Kur’ani i Shenjtë i jepet si dhuratë pjesëtarëve më të moshuar të familjes, nuk është ide e keqe që tu blihet edhe fëmijëve që janë duke i mësuar shkronjat e Kur’anit. Një Kur’an i ri është ideale për të rinjtë që kanë bërë Hatme së fundmi.

6) Libra me historinë e profetëve

Librat islame, vecanërisht  tregimet për profetë dhe tregimet me moral islam janë vërtet të shkëlqyera si dhuratë për Bajram. Fëmijët janë natyrë kurioze, dhe gjithmonë të gatshëm për tregime. Kultivimi i i këtyre mësimeve të dobishme do t’i ndihmojnë ata të rriten si muslimanë të mirë, të cilët kanë më shumë njohuri për fenë e tyre.

7) Jepni, jepni jepni

Ky është një dhuratë e pazakontë e Bajramit, dhe mund të jetë diçka e vecantë.

Disa njerëz preferojnë t’u mësojnë të fëmijët e tyre se sa shpërblyese është bamirësia, në vend të blerjes së dhuratave të shtrenjta. Ide e mirë është t’i merrni fëmijët, të shkoni bashkë në jetimore apo te fqinjtë që nuk kanë po aq fat sa ne, dhe ti mësoni të rinjtë të japin vet dhurata me duart e tyre.

8) Të kalosh kohën me…

Koha! Kjo është dhurata përfundimtare! Pa marrë parasysh sa shumë pajisje dhe dhurata të shtrenjta jepni dhe merrni në familjen tuaj, gjëja që vlerësohet më së shumti është koha që kaloni së bashku. Mblidhuni, kaloni kohë me familjen, posacërisht me të vjetrit.  Pra, këtë Bajram, sigurohuni që të ndani pak kohë për të kaluar me fëmijët tuaj, familjen dhe miqtë.

9) Lodrat

Lodrat janë një tjetër element i rëndësishëm në dhënien e dhuratave për Bajram, pasi fëmijët kryesisht ato i duan! Sigurisht, duke u dhënë atyre para, u mundëson atyre të blejnë atë që duan. Por më shumë se paratë e lodrat, fëmijët e vegjël e duan emocionin e Bajramit, pasi nuk e dinë se çfarë dhurate i pret. Sigurohuni që lodra të jetë edukative dhe argëtuese.

10) Elektronika…

Me zgjerimin e teknologjisë, shtohen edhe listat e dhuratave të Bajramit.

Për ata që kanë mundësi, dhuratat si telefonë, tabletë, laptopët dhe pajisjet e tjera të modës, janë më të prefereruarat e Bajramit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit